Simone Inzagi e ven dosi firmën e fundit në korrikun e vitit të kaluar, sapo kishte zbritur nga një yll, ylli i dytë në historinë e Interit. Trajneri kishte sjellë titullin kampion të 20-të me një marshim të pandalshëm, krejt ndryshe nga kjo betejë e dhimbshme pikë më pikë me Konten, që më pas u humb në momentet e fundit.
bandicam 2025-05-28 14-05-29-001
Në vitin 2024, klubi zikaltër, i cili sapo kishte kaluar në duart e “Oaktree”, e zgjati me një vit kontratën e trajnerit kampion të Italisë, deri në vitin 2026. E gjitha kjo, natyrisht, me një rritje page: nga 5 milionë neto në 6.5 milionë plus bonuse shumë të mëdha.
Një bonus gjigant për fitimin e Ligës së Kampionëve mund të fitohet me plot meritë nga Simone në rast suksesi të shtunën. Kjo është pika e nisjes së diskutimit që Inzagi dhe klubi do të zhvillojnë në fillim të javës që vjen, me shpresën se do të jenë ende të dehur nga lumturia bavareze.
SKADENCA- Kontrata do të skadonte në fund të sezonit të ardhshëm dhe një “ligj i pashkruar” i drejtuesve zikaltër ndalon që një sezon i ri të fillojë me një trajner, që ka një horizont kaq të shkurtër kohor. Pra, rinegocimi ishte diçka e pritshme, aq më tepër pas ecurisë së jashtëzakonshme në Europë. Madje, në mënyrë joformale, palët tashmë kishin nisur diskutimet.
Al Hilal, me rezervat e saj të pashtershme financiare dhe dëshirën për të bërë gjëra të mëdha përpara Kupës së Botës për Klube, e ka ndryshuar paksa kuadrin, por jo thelbin e çështjes: ekziston një prioritet interist për Inzagin dhe gjithashtu ekziston dëshira e klubit për një marrëveshje të re (Inzagi tha: “Qëllimi është gjithmonë e mira e Interit, nëse do të jenë të gjitha komponentët dhe parakushtet e duhura, atëherë do të vazhdojmë”).
ÇËSHTJE EUROSH- Interi gjithmonë i ka ofruar Inzagit rinovime vjetore taktike, por tani po punohet mbi një horizont më të gjatë. Ideja e javëve të fundit ishte të mos ndaleshin vetëm në vitin 2027, por të shtonin edhe një opsion të rëndësishëm deri në vitin 2028, ndërsa pjesa tjetër do të varet nga aspekti financiar: për Simone, i cili kishte hyrë në “Apiano” në vitin 2021 me një pagë prej 4 milionësh, mund të kapë natyrisht 7–8 milionë euro, gjithmonë me bonuse të majme.
Por, në çdo rast, do të mbeten disa “kilometra” larg majave saudite: në aspektin ekonomik, nuk është e mundur të konkurrohet me Arabinë Saudite. Dhe as të blihen sulmues për 100 milionë euro, edhe pse për sulmuesin e ardhshëm Interi ka një buxhet rreth 40 milionë euro: duke pasur parasysh vitet e fundit pa investime, kjo nuk është diçka e parëndësishme.
Jo vetëm kaq, pasi zikaltrit i kanë premtuar trajnerit edhe 3 blerje të bujshme në mënyrë që të përmirësojë organikën dhe të ketë një ekip konkurrues si në Itali, ashtu edhe në Europë.
GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL