Rritje të rrogave dhe pensioneve gjatë 2023 në Maqedoninë e Veriut, buxheti i planifikuar

LSDM në pushtet premton se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë rritje të rrogave dhe pensioneve.

Sipas kësaj partie, se viti 2023 do të jetë shumë më i mirë se ky vërtetohet edhe nga projeksionet e BERZH-it, të cilat parashikojnë një rritje të ekonomisë maqedonase prej 2.3 për qind, përcjell INA.

“Në 10 muajt e parë të vitit, pasojat e krizës ekonomike botërore i korrigjuam me dy paketa masash me vlerë 760 milionë euro. Rezultatet tashmë janë të dukshme, në kushte të vështira arritëm të sigurojmë ushqim të mjaftueshëm, rrymë, energji, të subvencionojmë qytetarët, kompanitë dhe të shpëtojmë ekonominë e Maqedonisë”, njofton LSDM.

“Sigurisht që ka ende shumë punë, por në bazë të parametrave dhe rezultateve ekonomike mund të themi se viti 2023 do të jetë një vit i përmbysjeve ekonomike dhe shpresave të reja. Një nga instrumentet për arritjen e këtij qëllimi është buxheti i vitit 2023, i cili kombinon masat kundër krizës me politikat e zhvillimit. Buxheti për vitin 2023 parasheh mjete shtesë për pagesën e pagave dhe pensioneve, pra vitin e ardhshëm do të kemi sërish rritje të pagës minimale dhe pensioneve sipas metodologjisë së re”, informoi LSDM-ja.(INA)