Rrjetet sociale, si droga! Probleme me ankthin, depresion dhe obezitetin/ Kush janë tri hapat që shërojnë varësinë

INA
INA

29/12/2023

Pandemia i shtyu njerëzit edhe më shumë drejt rrjeteve sociale. Por qëndrimi për një kohë të gjatë ka krijuar një varësi të mirëfilltë, njësoj si varësia nga droga apo nga alkooli. Fillon më një fjali të thjeshtë “Ja sa të hedh një sy” dhe e gjen veten të përhumbur për orë e orë të tëra në rrjetet sociale.

Adelina Pjetra, psikologe klinike thotë: “Varësia nga rrjetet sociale është një problem global, nga vetë simptomat që shfaq kjo lloj varësie, të cilat janë të ngjashme me varësinë nga droga, alkooli, bixhozi. Simptomat janë depresioni, ankthi, rritja e agresivitetit, ide suicidale (vetëvrasje) dhe tërheqje nga jeta shoqërore dhe familjare. Vetë rrjetet sociale kanë efekt në tru, pasi çlirohet dopaminë, hormoni i kënaqësisë, sa herë që bëjnë “scroll”, “share”, “like”. Qëndrimi në rrjetet sociale për më shumë se 3 orë përbën varësi.

Varësia shërohet në tre hapa: Hapi i parë është “Digital Detox”, vetëpastrimi nga dighitalizimi, reduktimi i kohës së qëndrimit në rrjetet sociale, sa orë do t’i përdor dhe për çfarë qëllimi do t’i përdor.

– Hapi i dytë është rikthimi i marrëdhënieve ose situatave jetësore, të neglizhuara nga varësia nga rrjetet sociale, si p.sh. mbledhjet familjare, shoqërimi me individë, miq e shokë të dashur, shëtitjet në natyrë, leximi i një libri, vullnetarizmi si në shkollë, si në komunitet. Sporti, patjetër, të rinjtë duhet t’i kthen sportit, që të shkarkojnë aty stresin dhe të marrin dopaminën.

– Hapi i tretë është kërkimi i ndihmës nga një specialist. Në shumë raste unë vërej që duhet edhe mjeku psikiatër. Pasi kur tërhiqesh nga rrjetet sociale simptomat janë ato të një individi që fillon të lërë drogën”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

card-trump

Maqedonia e Veriut sërish në qendër të vëmendjes, këtë radhë mashtrime me “Trump kartela bankare”

Elon-Musk-cip

Njeriu i parë me një implant truri kontrollon një mi kompjuteri me mendimet e tij!

diell

Dielli po shpërthen në një nivel që nuk është parë që nga viti 2017

intel

Intel do të prodhojë çipe për Microsoft

Elon Musk X twitter

Elon Musk po krijon një rival të Gmail të quajtur ‘XMail’?

google

Google lançon Gemini për planet e biznesit të Google Workspace

iphone- telefon mobil

OnePlus prezanton telefonin e ri i cili nuk mbështetet nga Inteligjenca Artificiale

Apple-1

Apple paralajmëron përdoruesit: Mos e thani kurrë telefonin në oriz

hena

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

INFO

NA NDIQ