Rroga mesatare në Mal të Zi për dhjetorin e vitit të kaluar ka kaluar për herë të parë një mijë euro dhe ka arritur në 1012 euro.
Rroga mesatare në dhjetor të vitit të kaluar ishte 198 euro më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë, kur ishte 814 euro. Rroga mesatare neto për muajin dhjetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023 është rritur me 24.3 për qind.
Rroga mesatare pa taksa dhe kontribute për muajin dhjetor të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Monstat, ishte 1.9 për qind më e lartë se nëntori, pra shënoi rritje të vazhdueshme mujore gjatë gjithë vitit 2024.
Monstat raportoi se vitin e kaluar rroga mesatare bruto ishte 1080 euro, ndërsa rroga mesatare neto ishte 876 euro. Ata thonë se nëse marrim parasysh se çmimet e konsumit vitin e kaluar u rritën me 3.3 për qind krahasuar me vitin 2023, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë u rritën me 7.1 për qind.
Në Kroaci rroga mesatare është 1322 euro, në Serbi 824 euro, në Bosnje dhe Hercegovinë 708 euro dhe në Maqedoni 683 euro.(INA)