Profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut dhe rrogat

ina-online
ina-online

22/09/2023

Programerët, konsulentët dhe të punësuarit në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike janë më të paguarit në Maqedoninë e Veriut.

Enti Shtetëror i Statistikës këtë javë njoftoi se paga mesatare neto në korrik ishte 36.286 denarë apo 590 euro, përcjell INA.

Edhe pse ka rritje në nivel vjetor, ajo është ende më e vogël se në qershor dhe maj të këtij viti. Gjegjësisht, në muajin qershor të këtij viti paga mesatare ishte 36.527 denarë, ndërsa në maj 36.465 denarë apo rreth 600 euro.

Kjo është lista e pagave më të larta në Maqedoni sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave:

– Programim kompjuterik, këshillim dhe aktivitete të ngjashme 91,970 den apo 1500 euro.

– Veprimtari të tjera profesionale, shkencore dhe teknike 61.687 den apo rreth 1000 euro.

– Prodhimi i makinave dhe pajisjeve, të pa përmendura diku tjetër 60,198 den apo afër 1000 euro.

– Aktivitete financiaro-shërbyese, përveç fondeve të sigurimit dhe pensionit 53.262 den apo mbi 850 euro

– Veprimtari juridike dhe kontabiliteti 52.738 den apo mbi 850 euro.

– Aktivitetet e menaxhimit; konsulencë menaxheriale 51,832 ditë apo mbi 850 euro.

– Marketing (reklamim dhe propagandë) dhe hulumtim i tregut 50.065 den mbi 800 euro. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Kovaçevski: LSDM do të korrë fitore të dyfishtë në zgjedhje

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

Rama-Scholz-1068x730-1-600x360

Rama e harron “Open Balkan”, falendëron Scholzin për Procesin e Berlinit, e quan platformë kryesore për rajonin

qeveria-nato

Qeveria: Propozim-ligji për ndihmë financiare – pritet që pagesa të nis nga ky muaj!

ash

ASH: Aktoivizohu kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

BDI deputetet Kuvend ali ahmeti

Pas kryeministrit në Qeverinë teknike, BDI-ja synon pozitën e presidentit të shtetit

Levizja Evropiane per ndryshim LEN opozita shqiptare

LEN: BDI-ja, mashtrim me kryeministrin shqiptar

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

INFO

NA NDIQ