Rrotacioni politik në skenën shqiptare në Maqedoni, pasojat dhe perspektivat e ardhshme

Picture of INA
INA

29/12/2024

Gjatë vitit 2024, skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut përjetoi ndryshime të rëndësishme, të cilat ndikuan në ristrukturimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në vend, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Pas më shumë se dy dekadave Bashkimi Demokratik për Integrim iku në opozitë, por me pretendimet se është fitues legjitim tek shqiptarët.

Në anën tjerët , nga koalicioni VLEN shprehën bindjen se ky rrotacion politik do të sjellë një kulturë të re politike ndërshqiptare, duke theksuar rëndësinë e reformave dhe transparencës në qeverisje.

Disa analistë dhe politikanë vlerësuan rolin e faktorit të jashtëm në këto ndryshime. Për shembull, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u përmend për ndikimin e tij në promovimin e rrotacionit politik ndër shqiptarët, duke nxitur reforma dhe luftën kundër korrupsionit.

Sidoqoftë, ky ndryshim shoqërinë shqiptare në Maqedoni e nxjerr më të emancipuar dhe me një vetëdije më të lartë politike. Kjo për faktin se rrotacioni politik ndihmon shoqëritë dhe reformon partitë që kanë qeverisur gjatë.

Reformon të gjitha partitë shqiptare që pa dashje apo me dashje sot kontrollojnë dhe kanë futur duartë në sistemin e drejtësisë, në arsim, kulturë, shëndetësi, ekonomi dhe shumë sfera tjera.

Pasojat dhe perspektivat e ardhshme

Rrotacioni politik i vitit 2024 pritet të ketë ndikime afatgjata në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Bashkimi Demokratik për integrim mund të përballet me nevojën për reforma të brendshme për ta rifituar besimin e elektoratit.

Kjo është e dosmoshme sidomos në kohën kur funskionarët e saj të lartë për shtohen në listën e zezë amerikane për korrupsion të hatashëm.

Lista e zezë amerikane dëshmon se sistemi i jurisprudencës është tërësisht i kapur nga partitë politike.

Në anën tjetër, koalicioni Vlen duhet të mos i përsërisë gabimet e BDI-së, e cila kishte bërë punësime me librezë partiake, duke shkelur parimin e meritokracisë dhe duke partizuar të gjitha institucionet.

Koalicioni VLEN duhet të përzgjedh një kuadër të kualifikuar për ta avansuar statusin juridiko-kushtetues të shqiptarëve aty ku ka mbetur.

Të domosdoshme janë zgjidhjet ligjore për avansimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e dretjë dhe adekuat të shqiptarëve në institucione, shpërndarjen e drejtë të buxhetit edhe në rajonet shqiptare, dhe në përgjithësi në konsolidimin e demokracisë dhe rritjen e përgjegjshmërisë së përfaqësuesve politikë ndaj qytetarëve.

Koalicioni VLEN, gjithashtu duhet të kontribuoj në procesin eurointegrues, duke ndihmuar në arritjen e standardeve dhe kritereve të konvergjencës, të parashtruara nga Komisioni Evropian.

Në anën tjetër, pala maqedone duhet të arrijë një zgjidhje kompromisi me shtetin fqinj Bullgarinë. (INA)

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË