Rrufe në qiell të pastër… Maldini dhe Massara shkarkohen nga detyrat që mbanin te Milani

INA
INA

6 Qershor, 2023

Finishi i sezonit të Milanit është hidhëruar nga një kthesë e bujshme. Një “grusht shteti” krejtësisht i papritur, që përmbys totalisht skenarin e destinuar të vazhdimit pas vendit të katërt dhe gjysmëfinales së Champions League të sezonit që sapo është arkivuar.

Në takimin që u zhvillua dje në një hotel të njohur në Milano mes Gerry Cardinale dhe Paolo Maldini, ish-kapiteni mori lajmin e pronarëve të klubit për të mos vazhduar bashkëpunimin, ashtu si me drejtorin sportiv Ricky Massara.

Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, gjatë samitit Cardinale përsëriti vlerësimin e tij për Maldinin, por nuk kishte predispozicion për të filluar një diskutim mbi atë që u bë dhe çfarë nuk u bë. Vendimi i shkarkimit lidhet me marrëdhënien e vështirë midis Maldinit dhe RedBird, fondi pronar i Milanit.

PSE MALDINI DHE MASSARA LARG MILANIT?

Në bazë të zgjedhjes do të kishte vizione të ndryshme mes Maldinit dhe Cardinale për rolin e ish-kapitenit të kuqezinjve në klub dhe buxhetin që do të investohet në sesionin e ardhshëm në merkato për të përforcuar skuadrën në dispozicion të Stefano Piolit.

Vendimi për ndarjen u mor nga Gerry Cardinale, i cili vendosi të lirojë nga detyrat Paolo Maldinin dhe Ricky Massara si drejtor i zonës sportive dhe drejtor sportiv.

DREJTOR I RI TE MILANI?

Me lamtumirën e Maldinit dhe Massarës, nis kërkimi i pasardhësve të tyre. Ndër hipotezat më të akredituara është ajo e një zgjidhjeje të brendshme me promovimin e menaxherit të zonës së skautimit Geoffrey Moncada dhe më shumë forcë dhe autonomi për Furlanin.

Por kjo nuk është e vetmja rrugë e mundshme. Në orët e fundit, Igli Tare i dha lamtumirën Lazios pas 18 vitesh. Ish-drejtori sportiv i klubit kryeqytetas mund t’ia nisë sërish nga Milani dhe të marrë përsipër trashëgiminë e Maldinit dhe Massara.

PIOLI, LARG NGA MILANI?

Lamtumira e Maldinit dhe Massara me Milanin, dorë për dore me ish-kapitenin që e zgjodhi në 2019 si krahun e tij të djathtë, nuk e vë në dyshim pozicionin e Stefano Piolit. Profili i trajnerit nga Parma është vlerësuar gjithmonë si nga Elliott, ashtu edhe nga RedBird. Me përjashtim të përmbysjeve të papritura, Pioli do ta drejtojë sërish Milanin sezonin e ardhshëm.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5656

Reagon kryetari i KF Bashkimi nga Kumanova, Armend Destani për incidentin ndaj Sasës, ka një kërkesë për Komisionin Disiplinor (VIDEO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

raphina-rafinja

“Goditet” Barcelona, Raphinha do të mungojë gati një muaj

myrto uzuni

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, Uzuni grumbullohet me Granadan për ndeshjen e sotme

kombetarja fitore shqiperi

Muaji tetor është “zjarr” për ekipet kombëtare, nga përfaqësuesja A dhe Shpresa, te skuadrat e tjera zinxhire dhe femrat

xherdan shaqiri

Shaqiri asiston në fitoren e Chicagos

mourinho

Trajneri i madh pritet ta zëvendësojë Mourinhon te Roma

Ronaldo Al Nassr

Cristiano Ronaldo shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr

barcelona

Sergio Ramos i dhuron fitoren Barcelonës… (FOTO)

INFO

NA NDIQ