Rruga e Banjës së Tetovës mbetet në gjendje të keqe, afati i rregullimit është zgjatur

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24/04/2023

Ndonëse ishte paraparë që projekti i UNDP-së me Komunën e Tetovës për punimet ndërtimore për murrin mbajtës të dheut rrëshqitës përgjatë rrugës së Banjës të Tetovës të përfundonte në muajin mars, afati për këtë është shtyrë deri në fund të muajit korrik, shkruan Portalb.mk.

Nga zyrat e UNDP-së në vend për Portalb.mk theksuan se rikonstruksioni i murit mbajtës në “HEC Pena” në gjatësi prej rreth 120 metra realizohet në kuadër të Projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, punimet në terren është dashur të ndërpriten deri në formimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike që do të mundësojnë realizim cilësor të objektit, për këtë arsye kohëzgjatja e realizimit është zgjatur deri më 31.07.2023”, thanë nga zyra e UNDP-së në vend.

Muri mbajtës sipas projektit të lartpërmendur të UNDP-së është 120 metra, për këtë pyetëm komunën se a ka zgjidhje afatgjate për pjesët tjera, por nga Komuna e Tetovës deri në publikimin e këtij shkrimi nuk u përgjigjën në pyetjet tona gazetareske për këtë problem.

Nga ana tjetër, me propozim të Aleancës për Shqiptarët në buxhetin e shtetit për vitin 2023 janë ndarë 3 milionë denarë për këtë mur mbrojtës. Pyetëm edhe për këtë nëse kanë arritur mjetet në Komunë dhe për cilën pjesë do përdoren, por përgjigje nuk morëm.

Rrëshqitja e dheut përgjatë rrugës për në Banjën e Tetovës mbetet problem i pazgjidhur, i cili rrezikon qytetarët dhe shpesh bllokon lëvizjen në atë aks rrugor. Dheu që rrëshqet përgjatë kësaj rruge vazhdon të përbëjë rrezik për qytetarët në vazhdimësi, ndërsa situata rrënohet kur ka reshje të shiut ku dheu dhe gurët dalin dhe bllokojnë komplet rrugën.

Autoritetet deri tani nuk kanë gjetur zgjidhje për problemin e dheut i cili bllokon rrugën çdoherë që ka reshje. Kjo rrugë, edhe pse e rregulluar në vitin 2017, ajo megjithatë nuk është adekuate dhe plotësisht e sigurt për shkak se shpesh herë ka shembje të tokës përreth, duke bllokuar pjesërisht apo tërësisht kalimin.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

gjimnazi kumanove

Fillojnë punimet për ndërtimin e Gjimnazit në Kumanovë (dokument)

Protesta_Mjeket

Studentët e mjekësisë në RMV vazhdojnë të protestojnë edhe sot

BEL21-19990401-PRISTINA, KOSOVO, YUGOSLAVIA: Pristina's railway station is crowded with Albanian refugees trying to leave the area, Thursday 01 April 1999. More than 60,000 inhabitants of the Kosovo capital Pristina have left the town, fleeing NATO air strikes, the Serb Information center here said Thursday, citing estimates.
EPA-PHOTO/EPA/VUK BRANKOVIC/STR/as/hh/ow
(YUGOSLAVIA OUT)

​25-vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

Policia-e-Kosoves-800x445

Kjo është gruaja që u vra sot nga burri në Pejë

vmro-bdi

BDI i reagon Mickoski: Karriera e Ahmetit është më shumë se histori, më shumë se Qeveri dhe më shumë se pushtet

Foto: Ilustrim

Një 28-vjeçare nga Shkupi është rrahur nga bashkëshorti dhe prindërit e tij

flamuri izraelit qeveria

Vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim nga Izraeli

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

INFO

NA NDIQ