Rruga rajonale Tetovë-Jazhincë është shndërruar në makth për banorët

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/01/2022

“Kjo është pjesa e parë e rrugës rajonale Tetovë – Jazhincë. E mbingarkuar skajshmërish, megjithatë edhe pse renovimi i saj është bërë që prej dy muajsh, ende sinjalizimi horizontal dhe ai vertikal mungon. Për pasojë, krijohet huti te vozitësit, por shpesh, edhe aksidente”.

Ekspertet e komunikacionit thonë se, pikërisht shkaku i mungesës së shenjave horizontale dhe vertikale, sidomos gjatë motit me mjegull, ndodhin aksidentet më të mëdha, shkruan Alsat.

“Mungojnë vijat skajore që ndihmojnë vozitësit gjatë natës, por edhe në periudhën me mjegull, ku vozitësi mund të drejtoj në gjendje shumë më të mirë rrugën. Gjithashtu duhet vendos edhe shenjat lajmëruese për vozitësit sepse është shumë e rëndësishme sa i përket këtij segmenti rrugor. Në disa segmente ku ka shenja 70 kilometra në orë, pasi futesh në zonën e banuar, vozitësi nuk lajmërohet se ka kufizime më të vogla të shpejtësisë dhe kjo është një ndër arsyet që kjo rrugë bëhet e rrezikshme për vozitësit”, tha Blerim Neimi, Ekspert i komunikacionit.

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” arsyetohen se mos kompletimi i rrugës nuk ka mundur të bëhet për shkak të motit të keq. Premtojnë se së shpejti do të përpilohet plan për sigurinë e kësaj rruge.

“Fillimi i rehabilitimit të kësaj pjese është filluar me vonesë dhe shkaku i kushteve atmosferike nuk ka përfunduar edhe sinjalizimi në këtë pjesë që është bë edhe rehabilitimi i rrugës. Projekti do fillojë pas miratimit të programit të Rrugëve shtetërore, menjëherë do fillojnë procedurat për projektin e sigurisë në komunikacion dhe implementimin e tij. Sa i përket sinjalizimit në momentin kur do kemi mot më të mirë do fillohet puna”, deklaroi Ejup Rustemi. Drejtor i Ndërmarrje Publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Rruga rajonale Tetovë- Jazhincë, nuk ka problem vetëm mungesën e shenjave horizontale dhe vertikale në pjesën e parë të saj, por edhe kufizimin e shpejtësisë. Policët e shtrirë janë vendosur pa asnjë standard dhe shpesh dëmtojnë makinat që lëvizin në këtë aks rrugor./Alsat

TË FUNDIT
5 orë
ZNAM e Dimitrievskit caktoi emrat e ministrave
7 orë
BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës
9 orë
Sondazhi i fundit i IPSOS: Koalicioni Vlen 7,8%, Fronti 6,9% (Foto)
10 orë
Ahmeti: Të mos përsërisim gabimet e së kaluarës, ky shtet mund të qëndrojë vetëm në mirëkuptimin në mes shqiptarëve dhe maqedonasve
13 orë
Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

ME TE LEXUARA

16 orë
Në këtë kohë do të falet Bajrami i Kurbanit në Maqedoninë e Veriut
13 orë
Filloi sezoni turistik, policia shqiptare do jetë me orare shtesë
1 ditë
Ariu mbyti dhe i ngrëni disa dele në Raven të Gostivarit
16 orë
Trençevska: Kur keni pushtet absolut nuk e dëgjoni zërin e popullit
13 orë
Festa e Bajramit, çmimi për kurban nga 200 deri në 2 mijë euro
19 orë
Ky është parashikimi i motit për sot
16 orë
Prizren, babai në gjendje të dehur ther me thikë vajzën e tij 21 vjeçare
13 orë
Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

LEXO MË SHUMË

Maksim Dimitrievski

ZNAM e Dimitrievskit caktoi emrat e ministrave

BDI selia

BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës

fronti evropian vlen

Sondazhi i fundit i IPSOS: Koalicioni Vlen 7,8%, Fronti 6,9% (Foto)

ali ahmeti

Ahmeti: Të mos përsërisim gabimet e së kaluarës, ky shtet mund të qëndrojë vetëm në mirëkuptimin në mes shqiptarëve dhe maqedonasve

IMG_2997

Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

kurban dashi

Festa e Bajramit, çmimi për kurban nga 200 deri në 2 mijë euro

policia-shqiperi shqiptare

Filloi sezoni turistik, policia shqiptare do jetë me orare shtesë

mickoski hristijan

Paralajmërimi i Mickoskit – Ja nga cili shtet i BE-së, pritet të jetë huamarrja prej 1 miliard eurosh

Kuvendi Parlamenti

Kuvendi me tre nënkryetarë të rinj, Bendevska nuk u betua me emrin kushtetues

INFO

NA NDIQ