Rruga “Sulë Hotla” në Çair, reagon Shoqata maqedonase e partizanëve

ina-online
ina-online

13 Korrik, 2023

Një rrugë në komunën e Çairit mori emrin “Sulë Hotla”, e cila u promovua nga kreu i kësaj komune, Visar Ganiu me bashkëpunëtorë dhe qytetarë.

Por  për këtë ka reaguar një shoqatë maqedonase e quajtur “NOV ASNOM” (ASNOM-i i ri) që përbëhet nga veteranë partizanë të Luftës së Dytë Botërore dhe përkrahës të tyre, përcjell INA.

Kjo shoqatë  akuzoi rëndë duke theksuar se Sulë Hotla ka qenë një bashkëpunëtor besnik i fashistëve bullgar dhe gjerman.

“Shoqata ‘NovASNOM’ dënon ashpër partinë politike shqiptare BDI dhe kryetarin e  komunës Çair, Visar Ganiu për emërtimin e një rruge me emrin e bashkëpunëtorit nazist Sul Hotla. Një akt i tillë është ekzaltim i idesë së Shqipërisë së madhe dhe do të thotë rehabilitim i nazizmit në Maqedoni. Ky është vetëm një hap në serinë ku po ringjallen bashkëpunëtorët e shqiptarëve nazistë që luftuan për një Shqipëri të madhe, duke therur maqedonasit e mendimit të lirë, në kurriz të territorit të Republikës së Maqedonisë.

Ky akt i partisë politike shqiptare BDI në Republikën e Maqedonisë është edhe një konfirmim se ata janë burim i intolerancës ndëretnike dhe janë “gjenerues” për thellimin e hendekut mes komuniteteve në Maqedoni, por edhe kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e vendit tonë”,  thuhet në njoftimin e shoqatës “NovAsnom”,  shkruan portali Denesen. (INA)

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Pa Ligj për konfiskim të pasurisë në procedurë civile, nuk mund të kemi luftë kundër korrupsionit dhe krimit

escobar-eskobar

Eskobar: I jemi mirënjohës Maqedonisë së Veriut për lidershipin rajonal dhe pro-evropian

arber ademi

Ademi: Lloga ka mbështetjen e BDI-së

ajri-i-ndotur

“Guardian”: Maqedonia dhe Serbia kanë ajrin më të ndotur në Evropë

MUHAMERI

Kush do të votoj në zgjedhjet e ardhshme?

720632AE-5507-47CA-B690-47C76770F387

Besimi takoi ambasadoren amerikane: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në BE

F6838740-86EE-42DE-9172-1B5332D977E2

Kroacia zbulon pesticid helmues në specat e importuar nga Maqedonia

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Paga minimale do të rritet për 10%

Arrestim_Pranga-780x468-1

Arrestohet 52 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij

INFO

NA NDIQ