Rruga Tetovë-Prizren me tunel 6.4 km për të cilën po flet Kurti, kjo është kostoja nëse ndërtohet

ina-online
ina-online

12 Gusht, 2023

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së djeshme në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nisjen sa më të shpejtë të punimeve për fillimin e ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë.

Gjatë tubimit që u mbajtë në mbrëmje, Kurti tha se kostoja e përllogaritur e këtij projekti është 200 milionë euro.

Sipas Kurtit, kjo kosto s’është aq e lartë, meqë siç tha, përfitimi është i jashtëzakonshëm saqë i pamatshëm. Në këtë projekt parashihet edhe një tunel 6.4 km.

“Zëvendësministri im i Infrastrukturës Hysen Durmishi është dakorduar me homologun e tij, zëvendësministrin e Transportit, Bekim Rexhepin e me drejtorin e Ndërmarrjes Shtetërore, rrugët e Maqedonisë, Ejup Rrustemin, janë dakorduar pra për njërin nga gjashtë opsionet e dala nga studimi i fizibilitetit me tunel 6.4 kilometra, pak më i gjatë se ai në Kalimash, dhe nga 15 kilometra në të dy anët e hyrje daljeve të tunelit. Kostoja e parallogaritur e këtij aksi të rëndësisë së madhe ndërshtetërore, kombëtare, rajonale e evropiane është rreth 200 milionë euro, 3/4 për tunelin e pjesa tjetër për rrugët në të dy anët e tij që e lidhin Prizrenin me Tetovën, që e lidhin Tetovën me Prizrenin. Pra, nuk është kosto aq e lartë, ndërkaq përfitimi është i jashtëzakonshëm saqë i pamatshëm”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se vonesat për këtë rrugë janë të paarsyeshme dhe të dëmshme.

“Andaj, vonesat për këtë aks infrastrukturor janë të paarsyeshme dhe janë të dëmshme dhe unë kërkojë ndihmën e të gjithë juve dhe të secilit prej jush që jeni këtu, e që po na ndjekin tash ose më vonë, që bashkërisht të mobilizohemi e të aktivizohemi që asnjë ditë të mos humbet pa punuar për këtë aksin rrugor i cili i lidhë Prizrenin me Tetovën, që te zoti në qiell kanë qenë një qytet e kur kanë rënë në tokë janë nda nga malet e Sharrit e janë bërë Tetova këtu e Prizreni në anën tjetër. Le t’i bëjmë Prizrenin e Tetovën një me aksin rrugor që na lidh me këtë tunel. Jemi marrë vesh kryeministrat, qeveritë, komisionet, vonesat janë të papranueshme”, citohet të ketë thënë Kurti, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Ndryshe, marrëveshja për ndërtimin e kësaj rruge është nënshkruar në shtator të vitit 2021.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-29-23-19-52-459-edit_com.facebook.katana

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë kundër planeve luftarake të Serbisë

Donika Gervalla

Gërvalla pas letrës së Radoiçiqit: Konfirmon që shteti serb është i përfshirë, të sanksionhet regjmimi Vuçiqit

john kirby xhon kirbi

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Publikohen pamje nga “kështjella” e Radojçiqit, shikoni pasurinë të Pablo Escobarit të Ballkanit! (VIDEO)

Albin Kurti

Kurti: Nuk përjashtohet ri-agresioni

tome-gashi

Tomë Gashi zbulon se kush e bëri të famshëm Radojçiqin në Kosovë, ja kë përmend!

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

kurti vucic

Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Canak

Çanak: Ja pse në Banjskë dështoi skenari sipas yrnekut të viteve ‘90′

INFO

NA NDIQ