Rruga Tetovë-Prizren, Zekolli: Javën tjetër në Kosovë për të filluar fazën e projektimit!

Picture of INA
INA

18/11/2024

Maqedonia është fuqimisht e përkushtuar ndaj ndërtimit të infrastrukturës moderne
që do ta lidhë atë me rajonin. Lidhjet rrugore dhe hekurudhore në fokus të takimit
bilateral ndërmjet zëvendëskryeministrit Nikolloski dhe ministrit kosovar të transportit Aliu.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski, së bashku me zëvendësministren e transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilluan sot një takim bilateral me Liburn Aliun, ministrin e transportit të Kosovës.

Takimi u mbajt në kuadër të seancës së përbashkët ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës.

Në fokus të takimit ishte lidhja cilësore ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në lidhjet rrugore dhe hekurudhore.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Nikolloski, theksoi se Maqedonia është përfshirë në një cikël të fuqishëm investimesh për ndërtimin e një rrjeti të modernizuar rrugor dhe hekurudhor, duke nënvizuar se nuk do të ketë tërheqje nga lidhja e dy vendeve me autostradë. Në takim u hap gjithashtu tema e rikthimit të transportit hekurudhor dhe ndërtimit
të një stacioni hekurudhor të përbashkët.

“Ne kemi marrëdhënie të mira dypalëshe me Kosovën dhe kjo konfirmohet me seancën e
sotme të përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kosova është fqinj ynë, një partner ekonomikisht i rëndësishëm, dhe duhet të punojmë së bashku për zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal. Me ministrin Aliu diskutuam për projekte të përbashkëta që do të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik të rajonit dhe do të kontribuojnë për komunikim më të mirë, lehtësim të transportit dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe kompanitë” – deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski.

Në takim u diskutua gjithashtu për përmirësimin e kushteve në transportin rrugor dhe të udhëtarëve.

Ministrat ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit dhe avancimin e politikave që lidhen me ndërlidhjen rajonale.

TË FUNDIT

Kusherirat nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën!

DPHM: Në Kodrën e Diellit shtresa e borës është 42 cm

“Ka ikur përmes pikës kufitare në Bllacë”, Prokuroria: Shkupjani 41 vjeç dyshohet se shkaktoi zjarrin në Odën e Avokatëve

Është zvogëluar niveli i ujit në Liqenin e Prespës, ndërsa është rritur në Liqenin e Ohrit

Dogana e Maqedonisë parandalon kontrabandën e pajisjeve për celularë në “Bllacë”

El Cheka fiton drejtësinë në Maqedoni, bien akuzat ndaj tij për publikimin e përgjimeve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË