Rrugët vazhdojnë të jenë me mbeturina, ndërsa qeveritarët hedhin akuza ndaj njëri tjetrit

Picture of ina-online
ina-online

25/08/2024

Për mbeturinat në rrugët e Shkupit ka shumë kritika, propozohen edhe rrugëdalje, por ende nuk sigurohet zgjidhje. Ky problem po vazhdon për një kohë të gjatë. E për këtë gjendje është kërkuar edhe përgjegjësi nga kryetarja e Qytetit, Danela Arsovska, duke përmendur heqjen e kompetencave për ndërmarrjet e pastrimit dhe të transportit publik. Mirëpo pas, është rënë dakord që të gjendet një zgjidhje së bashku me këshilltarët e qytetit të Shkupit.

Më 22 gusht 2024, është mbajtur seancë mes kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski dhe kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, për të arritur një marrëveshje në lidhje me këtë çështje. E kjo marrëveshje parashikon që deri në fund të muajit gusht këshilltarët e Shkupit do t’i votojnë programet e kryetares, Danella Arsovska, me të cilat do të punësohen 120 punëtorë të rinj në Higjienës Komunale. E, seanca e radhës do të mbahet më 29 gusht, ku do të dihet nëse do të nisë normalizimi i gjendjes së higjienës.

Zhytja e rrugëve në mbeturina ka bërë që qytetarët e Shkupit të përballohen edhe me erën e keqe e cila ndikon edhe në shëndetin e tyre, ku më herët qytetarët për televisionin Shenja i kanë shprehur ankesat e tyre duke thënë se era dhe vonesa e mbledhjes së mbeturinave është një problem kryesor në qytet. Për vonesen e mbledhjes së mbeturinave, më 10 korrik 2024, kryetari i Bashkësisë së Vetëqeverisjes Lokale, Orçe Gjorgjievski, bëri të ditur se ndaj Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” është paraqitur kallëzim kundërvajtës në vlerë prej 1.500 euro për shkak të grumbullimit jo në kohë dhe të parregullt të mbeturinave në Komunë. Pas kësaj, Orçe Gjorgjievski, më 14 gusht 2024, bëri të ditur se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme po vazhdojnë të punojnë për përgatitjen e Ligjit për Polici Komunale, ku ky shërbim është paraparë në programin e Qeverisë 2020-2024. Sipas programit të Qeverisë, policia komunale duhej t’i plotësonte shërbimet e inspektimit dhe eko patrullave për ta përforcuar kontrollin ndaj të gjithë atyre që e ndotin mjedisin jetësor. Deri më tani nuk është gati as ligji që do të rregullonte të drejtat dhe detyrimet e këtij shërbimi të ri dhe versioni fillestar i ligjit ka ngecur në procedura administrative dhe përcjellje të pafundme të përgjegjësive, e nga kjo konstatohet se ky premtim është i parealizuar.

TË FUNDIT
47 minuta
Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet
1 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
2 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
3 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
4 orë
Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

ME TE LEXUARA

19 orë
LSDM: Mickoski t’i përgjigjet kërkesës për “branitellat”
1 ditë
Fetai: Dështuan përpjekjet për ta shitur ASH-në!
4 orë
Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve
23 orë
Projektligji për kredinë hungareze kaloi filtrin e komisionit parlamentar
1 ditë
Murtezani në “Forumin e Integrimit Ballkanik 2024” në Podgoricë
18 orë
Maqedonia e Veriut dhe Serbia me Konferencë për projekte për Programin ndërkufitar 2021-2027 në kuadër të IPA 3

LEXO MË SHUMË

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

Arben Fetai

Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi

saranda imeri

Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

aeroplani-kinez

Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

qeveria e maqedonise

Përfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë dorëzuar 357 projekte

IMG_7587

Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

femije zhdukur trafikim kontrabande

Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut

kercove gostivar oher

Edhe një afat për autostradën Kërçovë-Ohër

INFO

NA NDIQ