Rryma do të shtrenjtohet për 20%, qytetarët sërish do të goditen, paralajmëron VMRO-DPMNE

“Nga muaji i ardhshëm qytetarët presin goditje të re nga çmimi i rritur i energjisë elektrike. Faturat e reja të energjisë elektrike do të rriten me mbi 20%”, thekson përmes një komunikate për mediat VMRO-DPMNE.

Sipas saj, me rritjen e energjisë elektrike pritet edhe rritje e inflacionit, i cili do të godasë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve.

“Qytetarët do të paguajnë fatura më të larta të rrymës, si dhe akciza të mëdha për derivatet për të mbushur buxhetin në mënyrë që zyrtarët e LSDM-së dhe BDI-së të vjedhin dhe vijojnë luksin. Funksionimi jofamiljar i objekteve energjetike me vite ka kontribuar që Maqedonia të jetë e varur nga importi nga energjia elektrike, në vend që të prodhojë, dhe në këtë mënyrë të rregullojë çmimin e lartë të energjisë elektrike në bursat botërore”, thekson partia opozitare.

Sipas saj, ekonomia në vend është në gjunjë dhe rritja e re e paralajmëruar e energjisë elektrike do të dobësojë më tej ekonominë tashmë të shkatërruar në vend.

“Qindra qytetarë humbasin punën çdo ditë dhe mbi 450 mijë njerëz jetojnë në kufi të varfërisë. Ndërsa kriza gëlltit standardin e jetesës së qytetarëve, qeveria mbetet e shurdhër ndaj kërkesave të punëtorëve për rritje pagash. Protestat e përditshme në Maqedoni janë dëshmi se kjo qeveri kriminale është pa busull. E vetmja rrugëdalje nga kjo krizë janë zgjedhjet e shpejta të parakohshme. Sepse është shumë! Fundi me qeverinë e paaftë të LSDM-së dhe BDI-së ka kohë që është thyer”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.(INA)