RRYMA “E RE” LETRARE

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Mars, 2023

NGA KALOSH ҪELIKU

Herët, e kam fshikulluar në një shkrim publicistik si fenomen i rrezikshëm dhe dukuri te populli shqiptar Letërsinë e katundeve. Edhe, atë: pas “ndryshimeve” demokratike. Vite, kur na ndaloheshin shkollat shqipe, shoqatat kulturore, klubet dhe librat. Poezitë. Këngët popullore. Kohë, kur edhe na u “hapën” dyerët krah më krah në arsim dhe kulturë.

Që, nuk e kishim në sistemin komunist. Megjithatë, kishim vlera arsimore, kulturore dhe letrare. E, Sot: na u “dha” “Liria”, në sistemin Neokomunist me të cilin kemi probleme arsimore dhe kulturore me pak vlera të arrira shkencore dhe artistike. Nuk kemi arsim, nuk kemi shkencë, nuk kemi kulturë, nuk kemi as letërsi nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”. Po, i kemi nëpër katunde?! Katunde, pa barinj, bujqër dhe pastiçeri me të cilat gjatë sistemit komunist e pushtuam Jugosllavinë. Megjithatë, kemi politikanë dhe poetë. Edhe, atë: dudumë, që marrin guximin dhe dalin matanë kufirit me letërsi të katundeve. Rryma “të Reja” letrare. Pavetëdije, se: Letërsia Shqipe, është një Trung me shumë degë, dhe çerdhe me zogjë shtegëtarë. Që, lërohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Mal të Zi, Itali, Ҫamëri, dhe Diasporë.

Sot, kemi Parti politike. Shkolla në gjuhën shqipe. Universitete shtetërore dhe private. Libra. Shoqata e Klube të shkrimtarëve edhe nëpër katunde. Manifestime kulturore partiake. Dasma politike, pa Nuse në Lëmë. Po, nuk kemi nxënës. Studentë. Artistë. Shkrimtarë. Dhe, Dhëndër.

Fatkeqësisht, Sot: “bajraktarët” e këtyre manifestimeve arsimore – kulturore, janë trusakatët e partive të dalldisura politike. Mjafton, ta kenë një librezë partiake. Post qeveritar. Sekretare kabineti. Vend pune. Pasuri të fituar me korrupsion. Nuk kanë nevojë për diplomë. Tituj shkencor. I kanë blerë në “Qafë – Thanë”. Bullgari. Jaxhincë (kufi me Kosovën).

Partizanë partiak, që Sot: merren me politikë, arsim, shkencë, kulturë, dhe letërsi…

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

cim peka

Ta lëmë për pak Albinin!

Albin-Kurti1

Kryetarët e komunave në Veri të Kosovës kanë mbështetjen tonë të plotë

urim

Abdyfetai dhe çmimi që ka liria

MUHAMERI

Afër 10 mijë të rinjë për çdo vitë po e braktisin Maqedoninë

kfor veri

Dy imazhet e Kosovës

andi bejtja

Albin Kurti veç i hoqi qesen pasqyrës

fejzi-hajdari

Feta Alimi, është pikë në mozaikun e padrejtësive ndaj shqiptarëve nga gjyqësori i kriminalizuar

sefer tahiri

Korridori 8 në tunelet mediatike me narrativ etnocentrik

cun

Shqiptarë

INFO

NA NDIQ