A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

ina-online
ina-online

11/12/2023

Nga 1 janari nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike tha sot Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Rryma që përdoret për nevoja elementare shtëpiake, ku në dy bllok tarifat e para janë pjesa dërmuese e amvisërive, sipas kreut të qeverisë e kanë të sigurt se nuk do tu shtrenjtohet, duke pasur parasysh se Qeveria do të vazhdoj të subvencionoj 90% të energjisë elektrike për amvisëritë.

Megjithëse tani EVN do të konfiguroj çmimin e ri të faturave të rrymës, nën mbikëqyrjen e Komisionit rregullator të energjetikës, Elektranat e Maqedonisë EMV i kanë dhënë ofertë për çmim më të lartë për 7% furnizuesit universal.

Për dallim nga viti kaluar kur kostoja e prodhimit të 1mgw/h ishte 53 euro, sivjet për 1mgw/h çmimi do jetë 57 euro. Deri në fund të dhjetorit pritet të bëhet korrigjimi i çmimeve të rrymës që do të zbatohet nga 1 janari.

“Blloku i parë dhe i dytë tarifor përfshijnë mbi 90%, madje diku 98% të amvisërive në shtet, për këtë kategori nuk do të ketë asnjë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike, siç nuk kishte shok-çmimesh që nuk lejuam për qytetarët. Blloku i tretë dhe i katërt janë një numër i vogël i amvisërive që konsumojnë më tepër energji elektrike, madje sipas të të ardhurave të tyre ngrohin hapësira më të mëdha dhe pishina, këtë munda ta bëjë secili sipas mundësive të veta, por do të paguaj më shtrenjtë energjinë elektrike” , deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së./Alsat/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Fatmir Dehari

Dehari konfirmon se ishte propozuar si kandidat për president

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

Albin-Kurti-5

​Planifikimi për atentat ndaj Kurtit në Shkup, drejtori i AKI-së raportoi para deputetëve

INFO

NA NDIQ