Rryma megjithatë do të shtrenjtohet nga 1 janari, ja sa pritet të jetë?

Picture of Ina Online
Ina Online

30/11/2024

Nga 1 janari qytetarët do të përballen me tarifa më të larta të energjisë elektrike, por ende nuk dihet saktë përqindja e rritjes së çmimit. Sh.A. ESM tashmë i ka ofruar EVN Home çmimin prej 62 euro për megavat-orë, që paraqet një rritje prej 3.3% krahasuar me 60 euro aktuale, përcjell INA.

Komisioni Rregullator i Energjisë (KRRE) javën e ardhshme do të shpallë vendimin përfundimtar, pasi të jenë finalizuar tenderët e energjisë elektrike për humbjet në transmetim dhe shpërndarje.

Kryetari i KRRE, Marko Bislimoski thotë se komponenta kyçe për çmimin përfundimtar është kostoja e humbjeve në rrjet dhe analizat janë ende në vazhdim. Kryeministri Hristijan Mickoski, edhe pse paraprakisht siguroi se rryma nuk do të rritet, tani thotë se rritja do të jetë minimale dhe do të vlejë vetëm për bllokun e tretë dhe të katërt, ndërsa për bllokun e parë dhe të dytë, ku shumica e amvisërive janë nuk do të ndikohet.

“Maksimumi që mund të ndodhë është një rritje prej 3 për qind në bllokun e tretë dhe të katërt dhe për bllokun e parë dhe të dytë nuk ka rritje fare. Besojmë se qytetarët në kategoritë më të cenueshme nuk do të ndjejnë presion mbi buxhetet e tyre”, tha Mickoski.

Megjithatë, ekspertët e energjisë paralajmërojnë se rryma më e shtrenjtë në bursë dhe importet e shtrenjta do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në faturat e brendshme. ESM paralajmëron masa për uljen e kostove të prodhimit dhe rritjen e prodhimit vendas, por shton se potenciali i ulët hidro këtë vit paraqet një sfidë serioze.

Industria përpunuese, nga ana tjetër, paralajmëron se rritjet enorme të çmimeve në tregun e hapur tashmë po bëjnë presion mbi kostot e tyre. Sipas tyre, nëse ky trend vazhdon me çmimin e energjisë elektrike dhe shteti nuk merr masa, do të jetë shumë e vështirë të ruhen çmimet.(INA)

TË FUNDIT

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

Shekerinska filloi me punë në NATO, Fajon: Jam e lumtur që Maqedonia mori këtë pozitë

Kampioni Andi Ismaili del me mesazh për të gjithë!

Kumanovë, disa të rinj sulmohen me mjete të mprehta

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË