Rubin: Është e rëndësishme të parandalojmë “Russia Today” dhe “Sputnik” që të shkaktojnë dëme në Maqedoninë e Veriu

Picture of INA
INA

08/06/2023

James Rubin, përfaqësues special dhe koordinator i Qendrës për Angazhim Global në Departamentin Amerikan të Shtetit, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, deklaroi se Maqedonia e Veriut është vendi i parë me të cilin SHBA nënshkroi një memorandum mirëkuptimi në luftën kundër dezinformimit dhe se memorandume të tilla planifikohet të lidhen edhe me vende të tjera, përfshirë Bullgarinë dhe Sllovakinë.

Manipulime me informacionet është një problem serioz për Shtetet e Bashkuara. Është një problem në të gjithë botën. Ne zbuluam se në shumë raste Kina u jep disa mediave shërbimin e tyre të lajmeve falas me kushtin që ato të mos lejohen të përdorin shërbime të tjera lajmesh nëse duan të përdorin falas të tyren. Ne po përpiqemi ta parandalojmë këtë”, tha Rubin.

Lidhur me memorandumin e nënshkruar me Maqedoninë e Veriut, Rubin theksoi se Shtetet e Bashkuara panë që media shtetërore ruse “Russia Today” dhe “Sputnik” ende transmetonin në Serbi dhe se ato po përdoreshin “për të ndërhyrë dhe për të shkaktuar dëm në Maqedoninë e Veriut apo në Mal të Zi”.

“Pra, nëse jetoni në Mal të Zi, mund të lexoni drejtpërdrejt dezinformatat ruse, në serbisht, që vijnë përmes Serbisë. Nuk bëhet fjalë për aq shumë për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje, sa është e rëndësishme të parandaloni që “Russia Today” dhe “Sputnik” të shkaktojnë dëme në Mal të Zi apo Maqedoninë e Veriut”, sqaroi Rubin.

Rubin shtoi se për këtë arsye kemi lidhur një memorandum me Maqedoninë e Veriut dhe marrëveshje të tilla formalizojnë dëshirën e palës tjetër për ta trajtuar këtë problem me të njëjtin seriozitet si ne. Kjo nuk është një zgjidhje e problemit, por një demonstrim i vullnetit.

TË FUNDIT
1 orë
Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet
2 orë
Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)
2 orë
E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë
2 orë
Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”
2 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

ME TE LEXUARA

1 ditë
Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori
11 orë
Komuna e Tetovës njofton qytetarët për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq
2 ditë
Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut
1 ditë
Taravari e nisi me shkarkim të drejtorëve ekonomikë! Deri të premten pritet të zgjidhet problemi i sallave kirurgjike
7 orë
Ndërroi jetë i burgosuri që u rrah në Idrizovë, Prokuroria nis hetimet
1 ditë
Arrestohet një shtetas i Sllovenisë në Shkup, dyshohet për vjedhje të rëndë
14 orë
Sot votohet nisma e “Junts” katalunas për njohjen e Kosovës nga Spanja
2 orë
Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”
1 ditë
Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve

LEXO MË SHUMË

Menduh Thaci

Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet

NORTH MACEDONIA IDENTITY 1

Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë

Screenshot_20240625-214455~2

Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”

Screenshot_20240625-214151~2

Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime

auto_korrupsion1511207587

Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro

Screenshot_11-28-780x439

Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Energjinë në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ