Ruleti rus i Vladimir Putinit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/02/2023

Blerim Shala

Para një viti, me 23 shkurt, 2022, më pak se 24 orë para se Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë të urdhëronte invazionin ushtarak mbi Ukrainën, një numër fare i vogël i politikanëve, që të gjithë amerikanë, në Administratën e Presidentit Biden, kanë ditur dhe kanë besuar që Putin do ta ndërmerr këtë veprim, i cili ka qenë jashtë çdo logjike dhe jashtë çdo kuptimi politik dhe diplomatik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, natyrisht që ka qenë i informuar prej Shtëpisë së Bardhë se çka po e pret nga homologu i tij rus, por ai megjithatë, dijen e fituar nga Washingtoni, nuk e kishte kthyer dot në bindje dhe në besim.

Ai thjeshtë nuk ka besuar që Putin do ta ndërmerr një veprim të kësisojt.

Këtë do ta pranojë vet në ditët dhe javët e para të luftës.

Kur në orët e hershme të mëngjesit të 24 shkurtit nisi invazioni rus mbi Ukrainën, duket që asnjë politikan dhe ushtarak në Perëndim, duke përfshirë edhe ata më të rëndësishmit në Amerikë, nuk ka pasë as më të vogëlin dyshim se si do të rrjedhë kjo luftë.

Të gjithë ata kanë qenë të bindur që Rusia do ta gjunjëzojë Ukrainën.

Dukej, siç mendohej dhe vlerësohej asokohe në të gjitha kryeqendrat perëndimore, që disfata e Ukrainës është çështje ditësh, në variantin më optimist, çështje e disa javëve.

Presidenti i Ukrainës ishte ftuar, me këmbëngulje, nga kryepolitikanët e Perëndimit që të largohej me familje dhe me bashkëpunëtorët më të ngushtë në Poloni, prej nga do ta udhëhiqte rezistencën e mëvonshme ushtarake.

Zelenskyy refuzoi të largohej nga Kijevi. Dhe në atë videon e parë të bërë me 24 shkurt, tregoi se ka mbetur në kryeqytet, me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, dhe që nuk e ka ndërmend të shkojë diku.

Nëse Putini herën e parë, me atë vendimin për ta pushtuar Ukrainën, zuri në befasi të madhe Zelenskyyn, ajo çfarë ndodhi më pas, në 12 muajtë e kaluar të luftës, ka befasuar me të madhe Perëndimin dhe më së shumti, vet Putinin.

Putin ia nisi luftës për ta ri-marrë Ukrainën dhe për ta rikthyer namin e një Pernadorie ruse, sepse dihet që pa Ukrainë, ajo nuk mund të jetë as hija e një Perandorie.

Në vitin e kaluar u kuptua prej të gjithëve, që Rusia nuk është as një shtet i konsoliduar dhe stabil, që nuk ka as Armatë të mirëfilltë, që ka dështuar në të gjitha fushat e sigurisë dhe parashikimit të ngjarjeve, dhe që epoka e çfarëdo Perandorie Ruse ka perënduar një herë e mirë.

Putin nuk arriti ta bëjë pikë dhe pesë Bashkimin Evropian siç supozonte dhe planifikonte. Përkundrazi, ai është më i merituari për një unifikim të qëndrimeve politike, diplomatike, financiare të BE-së.

Ai, gjithsesi i dha forcë të papritur Aleancës Veri-Atlantike, e cila në të gjitha format e mundshme (pos me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në fushëbetejat e Ukrainës), po përkrah rezistencën ushtarake të Armatës së Ukrainës.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, pos tjerash, pati si pretekst synimet e Kijevit për të hyrë në NATO.

Çfarë fitoi Rusia që nga 24 shkurti i vitit të kaluar është që Pakti NATO (pos me ushtarë), hyri në Ukrainë.

Putin, objektivisht, e ka bërë pikë dhe pesë pushtetin e vet në Rusi, e ka degraduar vendin e Rusisë në Evropë dhe në Botë, ka bërë që në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, Rusia të pësojë keq ekonomikisht (sepse e ka humbur tregun evropian të gasit dhe të naftës), dhe është në rrugë të mirë të shndërrohet në një partner junior të Kinës, e cila duket se do të përfitojë shumë nga kjo aventurë e Putinit që i ngjet asaj lojës së famshme të ‘Ruletit rus’.

Sidoqoftë, ky rrethi i parë i sjelljes njëvjeçare të luftës po mbyllet këtë të mërkurë, me 23 shkurt.

Në këtë ditën e fundit të vitit të parë të luftës, mbase, nuk ka politikan të rëndësishëm në Perëndim, por as në Rusi dhe në Botë, që mund ta di se si do të kryhet kjo luftë, apo edhe, se si do të duhej të përfundojë kjo luftë.

Rusia nuk duhet të fitojë. Kjo është shumë e qartë si në Kijev, ashtu edhe në të gjitha kryeqendrat e Perëndimit.

Por, a mund të përshkruhet dhe të definohet fitorja e Ukrainës dhe disfata e Rusisë?

Për Zelenskyyn, fitorja është kthimi i të gjitha pjesëve të Ukrainës (përfshirë këtu edhe Krimenë), nën sovranitetin e Kijevit.

Diçka e tillë aktualisht duket e paarritshme.

Në anën tjetër, Perëndimi i druan, me vend, rrëmujës dhe trazirave të brendshme në Rusi, me pasoja krejtësisht të paparashikueshme për qëndrueshmërinë e kësaj fuqie bërthamore, nëse Rusia e humb krejtësisht luftën në Ukrainë.

Çdo luftë në Evropë (së paku), ka përfunduar me Marrëveshje të paqes, e cila ka legalizuar dhe zyrtarizuar, në masë të madhe, rezultatet e kësaj lufte.

Sot për sot, kjo Marrëveshje e paqes duket shumë larg. Lufta do të vazhdojë edhe në tutje.

Lufta e parë në Evropë që nga viti 1945.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Izet Mexhiti: Koalicionin VLEN e kërkoi populli, ndërsa koalicioni i BDI me Menduh Thaçin e të tjerët është koalicion zori

5dabfccd-51db-4774-a2a0-8dae5c33ddcf

Kasami nga Struga ironizon me ‘’qeverinë e improvizuar të Ali Ahmetit’’: Zot, ruaju mendjen

Screenshot_2024-04-18-22-23-44-810_com.android.chrome-edit

Osmani: Nuk ka kufij më për ëndrrat tona…

Screenshot_2024-04-18-21-52-06-414_com.android.chrome-edit

Ilir Hasani: Jo mua, por Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve

FB_IMG_1713462436503

Ajdari:Sllupçani gjithmonë rreshtohet pas ideve madhore

vmro_np

Maqedonia përsëri e jotja” – kjo është moto VMRO-DPMNE-ja për fushatën parazgjedhore

FB_IMG_1713457848339

Sinani ironizon seancën e Frontit Evropian:Fillova punën si eurodeputet

mickoski-1

Zgjedhjet Parlamentare/ Mickoski: Fushatë pozitive për të kthyer shpresën e qytetarëve

mexhiti vlen

Mexhiti: Ali Ahmeti si në Kore të Veriut

INFO

NA NDIQ