Rusi: Medvedevi paralajmëron për “apokalips”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/02/2023

Ndërsa Kremlini reagon i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe, ish-presidentit rus Dimitri Medvedev paralajmëron për një apokalips bërthamor.

Sipas ish-presidentit rus Dimitri Medvedev, furnizimi i vazhdueshëm me armë i Ukrainës mbart rrezikun e një katastrofe bërthamore botërore. Natyrisht që “dërgimi i armëve” mund të vazhdojë dhe “të parandalojë çdo mundësi për rifillimin e negociatave,” tha nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të përditshmen pro-qeveritare Izvestia.

“Armiqtë tanë po bëjnë pikërisht këtë dhe nuk duan ta kuptojnë se qëllimet e tyre me siguri do të rezultojnë në një fiasko totale. Një humbje për të gjithë. Një kolaps, një apokalips. Ku me shekuj njerëzit do të harrojnë jetën e tyre të dikurshme, derisa rrënojat dhe mbeturinat të pushojnë së rrezatuari”, tha Medvedevit.

Reagim i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe

Edhe lidhur me planin kinez prej 12 pikash për t’i dhënë fund luftës, qeveria e Moskës nuk sheh aktualisht kushte për një zgjidhje “paqësore”. “Ne po e shqyrtojmë me vëmendje të madhe planin e miqve tanë kinezë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Por për momentin ne nuk shohim parakushte që gjërat të shkojnë drejt paqes”, tha Peskov, duke shtuar se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë po vazhdon.

Në përvjetorin e parë të fillimit të pushtimit rus Kina prezantoi një dokument në të cilin, ndër të tjera, bën thirrje për armëpushim dhe negociata. Diplomatët dhe ekspertët perëndimorë reaguan me skepticizëm dhe zhgënjim, pasi dokumenti me dymbëdhjetë pika nuk solli ndonjë ide të re. Përveç kësaj Kina konsiderohet një aleate e ngushtë e Rusisë dhe kurrë nuk e ka dënuar qartë pushtimin e Ukrainës./DW

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Parlamenti i Ukrainës miraton ligjin e ri për mobilizimin ushtarak! Rregullore e ashpër për burrat, ja çfarë parashikohet

Biden

Biden premton mbështetje ‘të hekurt’ për Izraelin mes frikës së sulmit nga Irani

anije1

Tre armiqtë historik bëhen bashkë kundër Kinës në Paqësor

Biden

Biden: Netanyahu bën një gabim në Gaza

ari-stoli

Ari arrin çmim rekord

donaldtrump

“Zelensky të heq dorë nga territoret”- Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës

Putin

Putini po humbet afër 1,000 ushtarë në Ukrainë çdo ditë, Inteligjenca Britanike sjell detajet, tregon pasojat për Rusinë

Vucic-Macron

Sonte takimi i madh Macron-Vuçiq, Franca e qartë me Serbinë për Kosovën

david cameron

Cameron: Mbështetja britanike për Izraelin nuk është e pakushtëzuar

INFO

NA NDIQ