Rusia bombardon portet ukrainase

INA
INA

4 Shtator, 2023

Rusia sulmoi me dronë portet e Ukrainës vetëm disa orë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të diskutojë me homologuen e tij turk rijetësimin e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi. Moska pretendon se shkatërroi katër anije ushtarake ukrainase që transportonin trupa drejt Krimesë. Ndërkohë, mbrojtja ajrore ruse diktoi, sipas CNN, dronët ukrainas mbi Krime dhe rajonin jugperëndimor të Kurskut, duke i shënjestruar. Fokusi i sulmeve ruse duket se ka qenë një prej porteve më të rëndësishme ukrainase të eksportit të drithërave. Për tre orë e gjysmë, dronët rusë e sulmuan pa pushim portin Izmail në rajonin e Odesës, duke bërë që depot e tij të përfshiheshin nga flakët e duke shkaktuar edhe dëme të tjera të mëdha. Flakët përfshinë edhe disa ndërtesa civile. Putin dhe Erdogan takohen sot në Soçi, në mesin e përpjekjeve të Ankarasë dhe Kombeve të Bashkuara për të ripërtërirë marrëveshjen e eksportit të drithërave ukrainase, pakt ky që kishte ndihmuar në lehtësimin e krizës ushqimore globale. Turqia i konsideron këto bisedime si jetike për marrëveshjen, nga e cila Moska u tërhoq në muajin korrik, një vit pas arritjes së paktit të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia. Pretendimi i Rusisë për këtë lëvizje ishte se eksportet e saj ushqimore dhe të plehrave artificiale po përballeshin me pengesa dhe në shtetet që ka më së shumti nevojë nuk po shkonin drithëra të mjaftueshme ukrainase. /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sulmi turqi

Turqia arreston 145 persona të dyshuar për lidhje me kurdët rreth sulmit në Ankara

ukraina-rusi-kiev-ushtar

Ukraina thotë se ka rrëzuar 29 dronë të lëshuar nga Rusia – në sulmet gjatë natës që zgjatën më shumë se tri orë

termet

Tërmet i fuqishëm në Napoli të Italisë, banorët e kalojnë natën në rrugë

Ursula von der Leyen

Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, pritet miratimi i një rezolute

Pavel Prigozin

Kush është Pavel, i biri i Yevgeny Prigozhin, që “po lëviz gurët” për t’u bërë kreu i ri i Wagner

avion-aeroplan-ushtarak

Hakmerret Turqia, bombardon ashpër bazat e kurdëve

wagner

Putini emëroi Andrey Troshev si drejtuesin e tyre, shpërthejnë luftëtarët e “Wagner”: Tradhtar!

robert fico

Partia majtiste e ish-kryeministrit pro-rus i fiton zgjedhjet në Sllovaki

sulmi turqi

VIDEO/ Del nga makina dhe vrapon, momenti kur terroristi hedh veten në erë pranë Parlamentit në Ankara

INFO

NA NDIQ