Rusia dyshon në një pabesi serbe

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/03/2023

Moska i kërkoi Beogradit një qëndrim zyrtar për informacionin se një sasi armësh në Ukrainë i ishin dorëzuar nga Serbia, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

“Ne tashmë i kemi kërkuar Beogradit të bëjë një deklaratë. Deklarata të tilla nuk duhet të bëhen as përmes mediave, as përmes kanalit Telegram, as përmes rrjedhjeve të informacionit, por përmes qëndrimit të shpallur zyrtarisht të palës serbe”, ka thënë Zaharova.

Ajo shtoi se duhet të zbulohen faktet dhe në bazë të tyre duhet të nxirren përfundimet e duhura sepse është një “temë jashtëzakonisht e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe”.

Më herët, Zakharova deklaroi se Moska është thellësisht e shqetësuar për akuzat për përfshirjen e Serbisë në shitjen e armëve në Ukrainë.

“Ne po e ndjekim me vëmendje këtë histori, i kushtuam vëmendje diskutimit të fundit për këtë temë në Kuvendin e Serbisë. Informacioni që qarkullon sigurisht që na shkakton shqetësimin më të thellë”, ka thënë ajo në një koment të publikuar në faqen e ministrisë.

Më parë, mediat ruse dhe kanalet Telegram raportuan se Serbia dërgoi fshehurazi 3500 raketa për sistemet raketore “Grad” në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë.

Por kompania Krušik njoftoi këtë javë se kjo dërgesë në asnjë mënyrë nuk është e lidhur me shitjen e raketave tek përdoruesi përfundimtar nga Ukraina.

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç mohoi të hënën se Serbia eksporton armë në Ukrainë.

“Nëse kompanitë private blejnë në tregje të treta dhe u shesin kompanive në vende të tjera nuk është çështje për Serbinë, është tregti ndërkombëtare. Për ne mund të jetë një informacion interesant në kuptimin e informacionit dhe jo detyrim ligjor apo rregullore”, tha Vuçeviç në Kuvendin e Serbisë, i pyetur nga përfaqësuesi i opozitës për rastin. /tesheshi

TË FUNDIT
1 ditë
Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri
1 ditë
Opozita serbe – qeverisë së Vuçiqit: Vendosni sanksione kundër Rusisë, njihni Kosovën shtet
2 ditë
A është e mundur që ‘Simpsons’ parashikuan kandidaturën e Kamala Harris? Ky është një episod nga viti 2000
2 ditë
Emërohet pasardhësi i Escobarit, kush është diplomati Kasanof
2 ditë
Vëllai i Biden, Frank tregon arsyet se pse presidenti amerikan hoqi dorë nga kandidatura e zgjedhjeve të 2024-së

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kuvendi Parlamenti i Malit te zi

Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri

qeveria-serbe-vucic

Opozita serbe – qeverisë së Vuçiqit: Vendosni sanksione kundër Rusisë, njihni Kosovën shtet

Kamala Harris 2

A është e mundur që ‘Simpsons’ parashikuan kandidaturën e Kamala Harris? Ky është një episod nga viti 2000

Aleksander “Sasha” Kasanof

Emërohet pasardhësi i Escobarit, kush është diplomati Kasanof

Biden

Vëllai i Biden, Frank tregon arsyet se pse presidenti amerikan hoqi dorë nga kandidatura e zgjedhjeve të 2024-së

Kamala Harris 2

Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave

Kamala Harris

Mori mbështetjen e Biden si kandidate për Presidente, Harris: Ne do të fitojmë!

Tabanoc kufi

LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona

vullnet poshka biden

Demokratët të ndarë për kandidatin për president pas largimit të Biden, kush do t’i prijë garës?!

INFO

NA NDIQ