Rusia i ndalon hyrjen Obamës

INA
INA

20 Maj, 2023

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ish-presidenti amerikan, Barack Obama, është në mesin e 500 shtetasve amerikanë, të cilëve do t`u ndalohet nga ky moment hyrja në Rusi.

Vendimi sipas autoriteteve ruse, është një kundërpërgjigje ndaj valës së fundit të sanksioneve të Uashingtonit ndaj Moskës. Ministria pohoi nga ana tjetër se ka refuzuar qasjen konsullore të SHBA-së tek gazetari i të përditshmes amerikane, Eall Street Journal, Evan Gershkovich, i arrestuar në muajin mars nën dyshimin e spiunazhit.

Të dyja këto lëvizje u nxitën nga refuzimi i Shteteve të Bashkuara për t`i dhënë vizë ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili do të udhëtonte për në OKB. Washingtoni kishte njoftuar më herët të premten marrjen e masave ndëshkuese për më shumë se 300 të shënjestruar me qëllimin e qartë të vazhdojë Ndëshkimi i Moskës për pushtimin e Ukrainës, dhe për të intensifikuar njërin prej sanksioneve më të ashpra të vendosura ndaj saj.

Departamenti i Thesarit sanksionoi 22 persona dhe 104 subjekte me pika kontakti në më shumë se 20 vende ose juridiksione, duke përfshirë kompanitë që importojnë, transportojnë ose prodhojnë komponentë elektronikë, gjysmëpërçues dhe teknologji mikroelektronikë në Rusi.

“Këto veprime do ta tkurrin edhe më shumë aftësinë e Vladimir Putinin për të kryer pushtimin e tij barbar dhe i çojnë një hap më tej përpjekjet tona për t`i goditur tentativat e Rusisë që t`i shpëtojë sanksioneve”, u shpreh sekretarja e Thesarit,. Janet Yellen.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

erdogan

Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar

ushtria-1

Sulm afër kufirit me Egjiptin, vriten tre ushtarë izraelitë, disa të plagosur

ukraine-ushtare-rusi-kiev

Dy të vrarë dhe katër të plagosur nga bombardimet në Kharkiv të Ukrainës

erdogan

Sot Erdogan bën betimin si president i Turqisë

zelensky-1

Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërofensivën

Trenat_Indi

288 të vdekur, mbi 800 të lënduar nga përplasja e trenave në Indi

erdogan

Erdogan do të betohet për mandatin e tij të dytë si President më 3 qershor

rusia

Rusia thotë se dy fshatra të saj janë granatuar nga Ukraina

Meksike-780x470

Meksikë, zbulohen 45 thasë me mbetje trupash njerëzish

INFO

NA NDIQ