Rusia kërkon t’i bashkohet këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut

INA
INA

26/09/2023

Rusia po kërkon t’i bashkohet Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në një zgjedhje që do të shihet si një test kyç i pozitës së saj ndërkombëtare, raporton BBC. Ajo u përjashtua nga organi kryesor i OKB-së për të drejtat e njeriut prillin e kaluar pasi forcat e saj pushtuan Ukrainën.

Por tani diplomatët rusë po kërkojnë t’i bashkohen sërish këshillit për një mandat të ri tre-vjeçar. BBC ka marrë një kopje të letrës që Rusia po u qarkullon anëtarëve të OKB-së duke kërkuar mbështetjen e tyre. Votimi do të bëhet muajin e ardhshëm.

Në dokumentin e parë, Rusia premton të gjejë “zgjidhje adekuate për çështjet e të drejtave të njeriut” dhe kërkon të ndalojë që këshilli të bëhet një “instrument që i shërben vullneteve politike të një grupi vendesh”, që kuptohet si referencë për Perëndimin.

Diplomatët thanë se Rusia shpresonte të rifitonte njëfarë kredibiliteti ndërkombëtar pasi u akuzua për shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë dhe brenda kufijve të saj. Provat e fundit të këtyre abuzimeve iu paraqitën këshillit të të drejtave të njeriut të hënën në një raport nga Komisioni i tij Hetimor për Ukrainën.

Erik Mose, kryetar i komisionit, tha se kishte prova të vazhdueshme të krimeve të luftës duke përfshirë torturën, përdhunimin dhe sulmet ndaj civilëve. Një raport dy javë më parë nga raportuesja speciale e OKB-së për Rusinë, Mariana Katzarova tha se situata e të drejtave të njeriut në Rusi ishte gjithashtu “përkeqësuar ndjeshëm” , ku kritikët e pushtimit iu nënshtruan arrestimeve, torturave dhe keqtrajtimit.

Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut është i vendosur në Gjenevë dhe ka 47 anëtarë, secili i zgjedhur për një mandat tre vjeçar. Në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen më 10 tetor, Rusia do të konkurrojë me Shqipërinë dhe Bullgarinë për dy vendet në këshill të rezervuara për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

OBSH

OBSH: Sëmundjet në Gaza mund të jenë edhe më vdekjeprurëse se sulmet ajrore

joshka fisher

Një “rrufe” bërthamore nga Joshka Fischer

bora-3

Në Siberi, -50 gradë – Moska sheh rekord të reshjeve të borës që shkaktuan vonesa dhe anulime të shumta të fluturimeve

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

policia-franceze-france

Sulm në Paris me thikë e çekan: Një person i vdekur, dy të plagosur

spitali - Gaza

Dita e 57 e LUFTËS! Më shumë se 15 mijë viktima në Gaza, Hamas “breshëri raketash” në Tel Aviv, Izraeli: Nuk ka armëpushim

gaza palestina izrael

IDF ka krijuar “mekanizmin e dekonfliktit” të Gazës me kërkesë të SHBA

erdogan-putin

Rivalitet mes Turqisë dhe Rusisë në Azinë Qendrore

gaza palestina izrael

Ushtria izraelite njofton se ka goditur 400 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit

INFO

NA NDIQ