Rusia kundërshton ligjin e gjuhës shqipe,Shqipëria është ndarë me Rusinë në vitin 1960

Skender Karacica/

Rusia e Putinit nuk e ka asnjë të drejtë të flasë për kombin shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan. Regjimi putinian në Moskë po sillet si (kujdestar)për boshtin pansllavistë që të marrë nën sqetull,ndërsa për Kombin Shqiptar ka hapur dosjen e (librezës së kuqe komuniste) për denigrim, skenarë, konflikt, anashkalim…

Me Rusinë komuniste shqiptarët janë ndarë në shekullin e kaluar(1960)dhe prej atëherë me Rusinë e Putinit kemi qëndrim konstantë dhe si popull i lashtë në Evropë,tash e tutje e kemi marrë udhën drejt BE-së dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën.

Me këtë rast ia bëjmë me dije regjimit aktual në Moskë se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në Evropë dhe për pushtetin antishqiptar të Gjorgje Ivanovit (dorë e zgjatur e Putinit) se shteti i tij nuk ka identitet kombëtar dhe gjuha maqedodone u krijua pas Luftës së Dytë Botërore me katër-pesë fjalë të “vjetra” në të folmen e Velesit që sot e kësaj dite qarqet shkencore në Bullgari, ende e kontestojnë ekzistimin e “popullit maqedonas”, i krijuar si baraspeshë ndaj kombit shqiptar nga boshti pansllavist me dy duart e Rusisë dhe të Ish Jugosllavisë së Titos(!).

Populli shqiptar ka gjuhën e vet shqipe,me ligj dhe pa ligj të shtetit antishqiptar të Maqedonisë!