Rusia nis sulme të reja në lindje të Ukrainës

Picture of designer@fetishimedia.ch

31/01/2023

Trupat ruse nisën një valë të re sulmesh ndaj pozicioneve ukrainase dhe vendbanimeve civile, tha ushtria e Kievit më 31 janar, ndërsa luftimet e ashpra vazhduan pandërprerë në lindje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se situata në terren është “shumë e vështirë” pasi forcat ruse po bëjnë “përpjekje të vazhdueshme për të thyer mbrojtjen tonë”.

Inteligjenca britanike tha se rusët kanë nisur një sulm “më të bashkërenduar” në Vuhledar, një qytet minierash qymyri në rajonin e Donjeckut, që është bërë pika e qendrore e betejës për kontrollin e Ukrainës lindore.

Megjithatë, në buletinin e saj të përditshëm më 31 janar, ministria Britanike e Mbrojtjes tha se Moskës i mungonin numrat për të bërë përparim të dukshëm.

“Ekziston një mundësi që Rusia të vazhdojë të bëjë përfitime të vogla territoriale. Megjithatë, nuk ka gjasa që Rusia të ketë trupa të mjaftueshme të paangazhuara në zonë për të arritur një përparim të rëndësishëm operacional”, tha ministria.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi tri sulme ajrore ruse dhe katër sulme raketash, si dhe më shumë se 60 sulme nga sistemet raketore që synonin vendbanimet ukrainase.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë pajtuar që t’i japin Ukrainës tanke Abrams dhe Leopard 2, respektivisht, përderisa Mbretëria e Bashkuar më herët gjatë janarit tha se do të dërgojë 14 tanke të llojit Challenger 2. Gjermania po ashtu do të lejojë shtetet tjera, sikurse Norvegjia dhe Polonia, që t’i dërgojnë Ukrainës tanket gjermane Leopard 2.

Polonia tha se do t’i japë Ukrainës edhe 60 tanke, përveç 14 tankeve Leopard 2, që ia kishte premtuar më herët.

Ushtarët ukrainas aktualisht janë në Britani për t’u trajnuar për armatimin e avancuar, tha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë më 29 janar, megjithëse dërgimi i armëve të reja pritet të marrë kohë disa muaj.

Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – ka më shumë tanke sesa Ukraina, por modelet që Moska ka janë shumë inferiore krahasuar me tanket perëndimore.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, presin që të nisin ofensiva gjatë javëve në vijim, dhe tanket pritet të luajnë rol vital në këto beteja, kanë vlerësuar ekspertët./rel

TË FUNDIT

Aksion i madh policor në Maqedoni- arrestime për afera korruptive

Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur

Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës

Alonso: Qëllimi është të kualifikohemi në raundin tjetër të Championsit

Ancelotti: “Atalanta është më e rrezikshme se në të kaluarën, por ne jemi Reali!”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË