Rusia sulmon Kievin për herë të nëntë këtë muaj

INA
INA

18/05/2023

Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, është goditur të enjten nga sulmet ajrore ruse, për të nëntën herë këtë muaj.

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve raketore në Odesa, qytetin port në Detin e Zi, kanë thënë zyrtarët.

Shpërthimet janë dëgjuar edhe në disa qendra rajonale, Vinitsia, Kmelnitski dhe Zhitomir.

Administrata ushtarake e Kievit ka thënë se informacionet preliminare tregojnë se të gjitha raketat e nisura, janë shkatërruar.

Kjo është hera e nëntë gjatë muajit që Rusia ka nisur sulme ajrore në kryeqytetin ukrainas.

Të martën, Ukraina ka thënë se i ka rrëzuar gjashtë raketa hipersonike Kinzhal, në kuadër të sulmeve “intensive”.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se ushtria e Ukrainës ka një gjendje të konsiderueshme gatishmërie për të nisur kundërofensivë ndaj forcave ruse.

Zyrtarët kanë thënë se ushtria e Kievit tani ka kapacitet për manovrim të tankeve, të pajisjeve luftarake, ka inxhinierë të rinj në fushëbetejë, mund të pastrojë territoret nga minat, të ndërtojë ura të përkohshme për të kaluar lumenjtë dhe për të shënjestruar targete në distanca të gjata.

Ata kanë thënë se trupat ruse janë në gjendje “të pakëndshme”, mirëpo kanë paralajmëruar se forcat mbrojtëse të Moskës mund të kenë vendosur shumë mina në linjë të frontit.

Prandaj, sipas tyre, suksesi i ndonjë ofensive duhet të matet, jo vetëm me fitore territoriale, por edhe nëse presidenti rus, Vladimir Putin, bindet që ta rishqyrtojë strategjinë e luftës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zvicra

Zvicra ka ngrirë asetet ruse me vlerë 5.8 miliardë franga

Kongresi Senati Amerikan SHBA

Në ankth për Ballkanin, SHBA-ja aspiron angazhim të shtuar

bota-rrezik globi toka

Shënohet Dita e planetit Tokë

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Sot gjyqi ndaj Donald Trump, kush janë dëshmitarët kyç dhe prokurorët e çështjes?

bote popullesia njerzimi

Publikohen shifrat/ Ja sa miliardë ka arritur numri i popullsisë në botë, vendi me më shumë popullsi nuk është më Kina

policia serbe vrasje serbi

Serbi/ Bomba 1 ton e NATO-s çaktivizohet në Nish

termet

Tërmet me 4.2 shkallë të Rihterit godet Turqinë

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Të paktën 124 dronë rusë godasin Zhaporizhian

biden-zelensky

“Faleminderit, Amerikë”, reagon Zelensky pasi SHBA miratoi “pakon e madhe” për Ukrainën

INFO

NA NDIQ