Rusia sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën

INA
INA

29/11/2023

Rusia ka lëshuar 21 dronë dhe tri raketa lundruese gjatë natës në Ukrainë, thanë Forcat Ajrore ukrainase më 29 nëntor, duke shtuar se të gjithë dronët dhe dy raketa janë shkatërruar para se të arrinin cakun.

Dronët Shahed, të prodhimit iranian, janë lëshuar drejt rajonin Hmelnitski, dhe jugu i Ukrainës është sulmuar me raketa, thanë Forcat Ajrore përmes një postimi në Telegram.

Në rajonin Hmelnitski gjendet një bazë ajrore.

Edhe pse nuk është shkatërruar, raketa e tretë “nuk arriti” cakun, thanë Forcat Ajrore, pa dhënë detaje të tjera.

Nuk ka pasur raportime për dëme të shkaktuara nga rënia e dronëve të shkatërruar dhe raketave.

Më herët gjatë të mërkurës, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një fregatë e Flotës së saj të Detit të Zi lëshoi katër raketa lundruese ndaj infrastrukturës ushtarake në Ukrainë, por nuk është e qartë se kur ndodhi ky sulm.

Shpesh, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë lëshon me vonesë informacione për sulme të caktuara.

Marina e Ukrainës tha se tri raketat lundruese të Rusisë u lëshuan nga rajoni Herson, që gjendet në afërsi të Detit të Zi, zonë që është nën kontrollin rus që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës 21 muaj më parë.

Ndërkaq, në një njoftim të ndarë, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se kryeqyteti rus u sulmua me dron mëngjesin e 29 nëntorit. Megjithatë, ai tha se droni ukrainas u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse mbi Podolsk, rreth 45 kilometra në jug të Moskës. Autoritetet ruse nuk raportuan për dëme apo viktima. /REL

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

policia gjermane gjermani

Gjermani: 4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një familje

bolton

John Bolton: Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

gjermania-780x470

A po rikthehet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Aleksej Navalny

Disa orë para funeralit të Alexei Navalny, familja nuk kanë një makinë për të transportuar trupin

Lloyd Austin Llojd

Austin: Nëse Ukraina bie, besoj se NATO do të hyjë në luftë me Rusinë

spitali - Gaza

Masakër në Gaza, forcat izraelite vrasin mbi 100 palestinezë që prisnin ndihmat humanitare

Biden

Biden: Pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Kongresi nuk e miraton ndihmën

INFO

NA NDIQ