Rusia sulmon sërish portin në Odesa

INA
INA

7 Shtator, 2023

Infrastruktura e portit ukrainas është dëmtuar nga një sulm i ri me dronë mëngjesin e 7 shtatorit, përderisa Rusia tha se ka rrëzuar dronë afër Moskës dhe dy rajoneve të tjera.

Një depo e grurit dhe ndërtesa administrative u dëmtuan në sulmin e 7 shtatorit në Izmail, port në Danub në jugperëndim të Odesës, tha Oleh Kiper guvernator i këtij rajoni.

Një person është lënduar gjatë sulmit. Sipas Kiper, ky ishte sulmi i katërt në këtë port në pesë ditët e fundit.

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës së eksportit të drithërave të Ukrainës në mes të bisedimeve për ringjalljen e marrëveshjes së drithërave, që do të lejonte eksportet e sigurta të grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Rusia u largua nga kjo marrëveshje në korrik, një vit pasi e njëjta u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë.

Në Rusi, autoritetet thanë se kanë rrëzuar dronë afër Moskës, në rajonin jugor të Rostovit dhe në rajonin Brynaks në jugperëndim.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, tri ndërtesa janë dëmtuar në qytetin Rostov-Mbi-Don, që gjendet 1.000 kilometra në jug të Moskës. Ky qytet – ku jetojnë 1 milion banorë – është shtëpi i qarkut jugor të ushtrisë ruse. Po ashtu është raportuar për një shpërthim afër selisë së ushtrisë.

Vasily Golubev, guvernator i rajonit të Rostovit, tha se një person është lënduar pas rrëzimit të një droni në qendër të qytetit.

Në Brijansk, nga copëzat e dronëve të shkatërruar janë dëmtuar dritaret në stacionin e trenit dhe janë dëmtuar makina të parkuara aty pranë, raportoi agjencia Interfax.

Sulmet e reja me dronë vijnë një ditë pasi 17 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi rus me raketa në një treg në lindje të Ukrainës.

Zhvillimet e reja vijnë në kohën kur Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj në jug dhe lindje kundër forcave ruse, të cilat kanë nisur pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit 2022./REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kina

SHBA paralajmëron për planet e Kinës për mbizotërimin e informacionit

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

biden-trump

Biden intesifikon sulmet ndaj Trump, bën kritikën më të fortë deri më tani

wagner-vagner

Putin takohet me ish-komandantin e Wagner-it

stoltenberg nato

Shefi i NATO-s thotë se po fiton terren ofensiva e Ukrainës

wagner

Mbretëria e Bashkuar: Ish-luftëtarët e Wagner kthehen në Ukrainë

Kim Jong

Zgjerimi i forcës bërthamore verikoreane tani parashihet edhe me ligj

Tajvan_nendetese_AP-780x470

Tajvani prezanton nëndetësen e parë teksa rrit mbrojtjen kundër Kinës

Zelenski

Zelensky: Nuk kemi alternativë tjetër përveçse të jemi më të fortë

INFO

NA NDIQ