Update- Në konferencën për media të mbajtur pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, të martën në Prishtinë, Osmani ka thënë se interesimi i Kosovës për anëtarësim në Aleancë është domosdoshmëri strategjike për paqe në rajon dhe kontinent
15:00- Me nderime të larta shtetërore është pritur në oborrin presidencial, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, aty ku u prit nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani. Pas shtrëngimit të duarve dhe fotografisë para gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve, nisën takimin e përbashkët.
Pas takimit pritet të ketë konferencë për media, ndërsa, pas presidencës Rutte do të zhvillojë takim në kryeministri, me kreun qeveritar, Albin Kurti.
Përveç takimit me liderë shtetëror, Rutte do të vazhdojë takimet edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, shefin e EULEX-it, Giovanni Barbano e shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.