“Ryshfeti” / Paraburgim 30 ditor për 9 të dyshuar, pesë të tjerë në arrest shtëpiak

Picture of INA
INA

25/04/2025

Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor për 9 të dyshuar, për pesë të tjerë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa për nëntë të dyshuar të tjerë ka caktuar masën e detyrimit për tu paraqitur në gjykatë dhe u janë marrë dokumentet e udhëtimit. Që të gjithë dyshohen për keqpërdorime në lidhje me procedurat për dhënie të ndihmës financiare për kujdes ndaj tjetrit, por dhe pensionit invalidor. Sipas organit të akuzës, në këmbim të ryshfetit, qytetarë të caktuar kanë marrë ndihmë financiare nga shteti nën arsyetimin se po kujdesen për një person të sëmurë. Grupi, në këmbim të parave, ka nxjerrë në pension ivalidor edhe persona të shëndetshëm. Ndërsa një i dyshuar tjetër vazhdon ende të jetë i pa kapshëm për organet e rendit. Në hetimin e prokurorisë janë përfshirë 49 persona, në mesin e të cilëve pacientë, mjekë amë, specialistë, avokatë e zyrtarë të institucioneve shëndetësore nga Shkupi, Velesi, Tetova, Gostivari dhe disa qytete të tjera. Gjatë aksionit policorë dy ditë më parë janë sekuestruar 110 mijë euro, 65 mijë denarë, telefona celularë, fletore ku ka të dhëna për borxhlinj, dokumente të ndryshme mjekësore dhe faksimile. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Bakiu: Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim

Rrëfimi i kryeparlamentarit Gashi lidhur me ngjarjen në aeroportin e Shkupit

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË