Sa do kushtojë një pushim në bregdetin kroat dhe malazez për familje 4 anëtarëshe

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Prill, 2023

Nëse këtë sezon veror, çmimet e akomodimit mbeten të njëjta si vitet e kaluara, ja sa do të kushtonte një pushim njëjavor për një familje me katër anëtarë në Kroaci.

Në ishujt e njohur, vështirë është të gjesh strehim nën 150 euro.

Çmimet ditore në Makarska variojnë nga 80 deri në 250 euro, dhe akomodimi është shumë më tepër. Një apartament solid jashtë qendrës së qytetit do t’i kushtonte një familje prej katër anëtarësh për shtatë netë, nga sa kemi parë deri më tani, rreth 700 euro, që do të ishte rreth 5250 kuna.

Nëse duan diçka më të shtrenjtë, mund të marrin një apartament me pishinë për 1269 euro nata.

Dubrovniku ofron shumëllojshmëri. Ka apartamente nga 80 euro, por ka edhe vila nga 400 euro, sidomos kur shkoni në Mokoshicë. Në qendër, megjithatë, është një histori tjetër. Tek Qyteti i vjetër kostoja e akomodimit është zakonisht mbi 150 euro, kështu që me tarifat e shërbimit një familje me katër anëtarë do të paguante deri në 757 euro për të qëndruar këtu, që është pesëdhjetë euro më shumë se në Makarska.

Megjithatë, akomodimi në Pula, Rovinj, Umag dhe vende të ngjashme të famshme, mbetet i njëjti çmim si pjesa tjetër e bregdetit kroat. Pra, një familje prej katër anëtarësh atje, nëse do një apartament të mirë me kondicioner dhe parking, duhet të shpenzojë 600 deri në 700 euro për shtatë netë.

Ka apartamente të shkëlqyera në Mal të Zi për 60 euro

Herceg Novi ofron apartamente të mobiluara në mënyrë luksoze në rreshtat e parë në det për rreth gjashtëdhjetë euro, që do t’i kushtonin një familjeje katër anëtarëshe 486 euro për shtatë netë.

Do të përdornit shumë karburant, por ndoshta do të kursenit në diferencën e çmimit, veçanërisht nëse përfshini shkuarjen në restorante dhe shpenzimet për aktivitete turistike.

Në Ulqin një apartament për një javë kushton nga 45 deri 90 euro, varësisht nga kushtet dhe dhomat. Por ka edhe hotele me çmime që vetëm rezervimi fjetje shkon nga 800 deri 1500 euro për 4 persona.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bit-pazar

Sot ndërpritet masa e Qeverisë për ngrirje të çmimeve

vucic

Momenti kur gazetarja e CNN i drejtohet herë Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran?

stoltenberg nato

Stoltenberg: Dhuna ndaj KFOR-it në Kosovë është krejtësisht e papranueshme

xi-jinping

CNN/Mesazh shqetësues nga presidenti kinez: Përgatituni për skenarin më të keq

MUHAMERI

Ushtria partiake e “fejsbukut” në Maqedoni

zvecan serbet flamur

Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë

sevilla

Sevillia fiton Europa League, Roma e Mourinhos bie pas penalltive

vucic-rama

VIDEO/Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

INFO

NA NDIQ