Sa e trishtë…Ti urosh një qenie të tillë engjullore; u prefsh në paqe

Arben I. Kastrati

Sa e trishtë

Është e vështirë të përshruhet dhimbja që ndjenjë njeriu, për tragjedinë e ndodhur në Bullgari. Askush nuk mund të qëndroj indiferent ndaj një gjëme të tillë tragjike. Dhimbja vjen e rritet dhe nuk ka formë përshkrimi, kur e kupton, që një nga viktimat është anëtare e familjes. Dhimbja bëhet shumë e madhe. Shumë.
Kthehem pas në kohë. Kujtoj takimet me vajzën e axhës, që me kalimin e kohës, sa vinin dhe rralloheshin. Ishin preokupimet jetësore që na bënin të takoheshim kryesisht për – dasma dhe morta. Jeta, me kalimin e kohës, merrte trajta të ndryshme. Preokupimet, ndërronin prioritete. E shkuara mbetej për ta kujtuar. E tanishmja, ngelet e paqartë…
Kujtoj kohërat e shkuara; takimet familjare dhe krenarinë shqiptare, me të cilën mburreshim.
Dhe çdo gjë e humbet kuptimin, vite më pas. Krenaria e së shkuarës, vie e zbehet. Asgjë për t’u krenuar nuk ngelet. Përkundrazi.
Kur edukata e së shkuarës ballafaqohet me realitetin e të sotmes, humbet kuptimi. Janë dy botëra, diametralisht të kundërta. Realiteti i sotëm, nuk ngjanë aspak me edukatën e së shkuarës, dhe krenarinë që na karakterizonte; të qenit shqiptarë.
Nuk ndodh rastësisht, që brenda një periudhe të shkurtër, dy autobusë me udhëtarë pësojnë tragjikisht. Pronarët shqiptarë të këtyre tragjedive, rronë në një shtet që ka rregulla dhe ligje, me të gjitha benifitet që sjellin matrapazllëqet, dhe quajnë veten shqiptarë
Ky komb ka degraduar aq sa të kap frika nga tentim përshkrimi. Ne jemi një komb i trishtë. Një komb pa trajtë, pa identitet kulturor, religjioz apo etnik. Ne jemi ca gjallesa, që rrojmë…
Ky realitet është më i trishtë se vet tragjedia që ndodhi. Sa dhimbje. Sa shumë…
Deri sa unë po shkruaj ca rreshta në kujtim të kushërirës time, djali i saj, është duke pritur rezultatin e AND-së, për ta marrë hirin e së ëmës.
Fjalët nuk kanë më kuptim. Asnjë kuptim. Vetëm dhimbja ka kuptim. Vetëm dhimbja.
Sa e trishtë…Ti urosh një qenie të tillë engjullore; u prefsh në paqe.