Sa i ashpër ishte Kovaçevski ndaj Kurtit? Kovaçevski: Aktet individuale nuk diktojnë diskursin e fqinjësisë së mirë

ina-online
ina-online

24 Gusht, 2023

Ndonëse kanë kaluar madje trembëdhjetë ditë nga vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoni, emri i tij ende është temë diskutimi mes aktorëve të politikës.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Probishtip u pyet se çfarë në të vërtetë kishte thënë për Kurtin.

Ai u përgjigj mirëpo pa një sqarim konkret, përcjell TV21.

“Dinamika e deklaratave individuale dhe akte individuale nuk mund të diktojnë diskursin kryesor të fqinjësisë së mirë dhe synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e konfirmoi edhe biseda ime me presidentin serb, veçanërisht dhe deklarata e tij mirëpo në ditët e kaluara ashtu siç mund të ishit dëshmitarë edhe për deklaratën e kryeministrit kosovar i cili tha se jashtëzakonisht shumë e vlerësojmë Maqedoninë e Veriut dhe gjithçka që është e rëndësishme për marrdhëniet e mira ndërfqinjësore”, tha Dimitar Kovaçevski – kryeministër i RMV-së.

Dy ditë më parë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nga Athina tha se duke qëndruar së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i njëjti ka qenë shumë i ashpër për vizitën e Kurtit në Tetovë.

“E pashë kur Dimitar Kovaçevski fuqishëm i reagoi Albin Kurtit për atë që e bëri në Tetovë. Shumë fuqishëm, publikisht dhe hapur dhe dua që t’i lutë funksionerët tanë, madje edhe kur nuk kanë qëllim,të jenë të kujdesshëm që të mos u dle asgjë që do të mund të shfrytëzoheshin nga ana e disave, që të na bëjnë edhe neve të njejtë si Kurti”, pohoi Aleksandar Vuçiq , president i Serbisë.

Kovaçevski gjithashtu ishte në një vijë me zëvendësin e tij Artan Grubi kur para një jave të dy ishin të mendimit se kryeministri Kurti është keqpërdorur nga opozita shqiptare. Për këto mendime, kreu i Alternativës Afrim Gashi u përgjigj se qëndrimet e tilla janë ofendimi më i madh që mund t’i bëhet një kryeministri si Albin Kurti./TV21

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

720632AE-5507-47CA-B690-47C76770F387

Besimi takoi ambasadoren amerikane: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në BE

F6838740-86EE-42DE-9172-1B5332D977E2

Kroacia zbulon pesticid helmues në specat e importuar nga Maqedonia

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Paga minimale do të rritet për 10%

Arrestim_Pranga-780x468-1

Arrestohet 52 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij

LD Levizja Demokratike

Lëvizja Demokratike: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, fukarallëku veç po rritet

buka-market

Masat e Qeverisë/ Çmimi i bukës në markete bie në 30 denarë

Ministria-Arsimit

MASH, me mbështetjen e BE-së, krijon ditar të ri elektronik

Vjosa Osmani Bajram Begaj 2

Begaj: Jemi bashkë me Kosovën në OKB, marrëdhëniet Kurti-Rama janë shumë të mira

policia-714x420

Bastisje në lagjen Aerodrom të Shkupit, arrestohet një person

INFO

NA NDIQ