Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, është ndër kryetarët më të paguar në rajon, sipas të dhënave të publikuara nga “N1” serbe.
Sipas të dhënave, Arsovska është në vendin e tretë sipas pagës së kryetarëve të kryeqyteteve në ish-RSFJ. Para Arsovskës, sa i përket pagës mujore, janë kryetarët e komunave të Lubjanës dhe Zagrebit.
Pagën më të lartë e ka kryetari i komunës së Lubjanës, Zoran Jankoviq, pa llogaritur pagesën e vjetërsisë, e cila arrin në 2696 euro, ndërsa kryetari i Zagrebit, Tomislav Tomasevic, merr 2318 euro në muaj.
Arsovska, sipas televizionit, aktualisht merr pagë prej 2036 euro, e cila përcaktohet duke shumëzuar shumën e pagës mesatare në nivel republike me koeficientin 3.70.
Paga mujore e kryetares së Podgoricës Olivera Injac është 1562 euro. Pak para tij është kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me pagën 1575 euro, ndërsa kryetarja e Sarajevës Benjamina Karic ka një rrogë 1510 euro në muaj pa shtesa, ndërsa paga më e ulët krahasuar me kryetarët e tjerë të kryeqyteteve të rajonit është. njeriu i parë i Beogradit, Aleksandar Shapiq – 1399 euro.
Rekord absolut për të ardhura në vendet e ish-RSFJ-së është kryetari i komunës së Bjelinës, Ljubisha Petroviq, paga mujore e të cilit është 3305 euro. (INA)