Sa janë të pasur funksionarët e ri në postet e ministrave dhe zv/ministrave

INA
INA

16/05/2023

Komisioni Antikorrupsion ka publikuar listat e reja të pasurisë së funksionarëve të rinj shtetëror të emëruar me ndryshimet e fundit qeveritare. Këtu dominojnë kryesisht funksionarët nga Aleanca për Shqiptarët, e cila u bë pjesë e Qeverisë, përcjell INA.

Ndër më të pasurit rezulton ministri i ri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili posedon shtëpi në Shkup me një vlerë mbi 44 milionë denarë apo 875 mijë euro, që është blerë në vitin 2014.

Sipas asaj që deklaroi komisioni kundër korrupsionit, pasuria e paluajtshme është marrë me trashëgimi.

Përveç kësaj, Mexhiti ka si veturë edhe një Mercedes Benz të vitit 2008, i cili tani do të kushtonte rreth 15 mijë euro. Siç figuron në fletën e pasurisë, ministri Mexhiti vitin e kaluar ka marrë një kredi prej 150 mijë eurosh. Pjesa tjetër e pronës në Gostivar është kryesisht në emër të prindërve.

Tek ministri i Drejtësisë Krenar Lloga nuk ka ndryshime të mëdha në lidhje me pyetësorin si ish-anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ai posedon një banesë në Shkup 72 m2 me vlerë rreth 50 mijë euro e blerë në vitin 2018. Pas kësaj ka një makinë personale Audi A8, e vitit 2002 si dhe një depozit bankar prej 5 mijë eurove.

Për Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ende nuk bëhet e ditur se cila është pasuria.

Kaja Shukova, ministre e re Mjedisit, nuk ka ndryshime të dukshme në raport me postin e saj të mëparshëm – Sekretare Shteti në të njëjtin dikaster. Ajo posedon shtëpi në Shkup me vlerë 18 milionë denarë apo 300 mijë euro, si pronë e familjes, banesë 75m2 në Shkup me vlerë 4.7 milionë denarë apo mbi 70 mijë euro. Makinë Golf 2009, rreth 7 mijë euro. Si dhe një kredi bankare me vlerë 1.5 milionë denarë.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov nga Partia Liberal -Demokrate, i cili në këtë pozitë erdhi pak para koalicionit të riformatuar me ASH-në,  ka regjistruar dy banesa prej 100.000 dhe 50.000 euro në Shkup me sipërfaqe 64 dhe 57 metra katrorë. Ish-kryetari i Shkupit, i cili për një kohë të gjatë nuk ka mbajtur ndonjë post të rëndësishëm pas kësaj, ka edhe depozitë në valutë prej 40 mijë eurosh në bankë, ndërsa bashkëshortja e tij ka dy shtëpi prej 150 mijë dhe 70 mijë euro në Shkup.

Zëvendësministri i ri i Mbrojtjes Tiron Jajaga ka një shtëpi prej 150 mijë euro në Dibër dhe dy banesa në Shkup me vlerë 60 mijë dhe 34 mijë euro. Nga automjetet ka një Passat 10.000 euro, prodhim i vitit 2011.

Maja Manoleva, e zgjedhur zëvendësministre e Shëndetësisë, krahasuar me pyetësorin e ushtruesit të detyrës së kreut të Institutit për Mjekësi Fizike dhe Rehabilitim ka marrë një banesë me trashëgimi në Ohër dhe themeloi ordinancën private “Physioplus Dr. Manoleva”. Ndërsa nga pasuria tjetër ka një shtëpi në Shkup me vlerë 25 milionë denarë apo mbi 400 mijë euro. Një kredi të përbashkët bashkëshortësh 2.9 milionë denarë si dhe një makinë Ford Fokus të 2008.

Me Viktorija Avramovska Madiq, zëvendësministre e Drejtësisë, nuk ka pasur ndryshime të mëdha në gjendjen pasurore të raportuar që nga koha kur ajo ishte sekretare e Qytetit të Shkupit. Ajo posedon dy banesa me 77 m2 dhe 54m2 me vlerë 5.9 milionë denarë dhe 4.1 milionë denarë. Dy garazhe, pastaj dy makin Pasat viti 2015 me vlerë mbi 15 mijë euro, Seat Leon viti 2004.  Ajo ka të regjistruar edhe honorare autoriale me vlerë 1.2 milionë denarë.

Për zëvendësministren e Bujqësisë Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vjollca Berisha ende nuk ka informacion nga Komisioni Antikorrupsion. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-24-17-56-51-194_com.android.chrome-edit

Ja në sa ora do të shpallen rezultatet e para nga KSHZ

Bilall Kasami

Kasami: Dalja e votuesve e lartë, po tregohet vendosmëri për ndryshim

Screenshot_2024-04-24-17-56-51-194_com.android.chrome-edit

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 44.18%

vlen

VLEN: Në Likovë vjedhje masive të votave, mbushje dhe treni bullgar

MPB-policia-maqedonise

Arrestohen pesë persona, fotografuan fletëvotimet

kumanove hotel kristal

Mbyllet vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës

likov

Procesi në Likovë po zhvillohet pa pengesa. Fetai: Në zonat rurale fluksi më i madh është pas orës 15

Zgjedhje votime vota Maqedoni

KSHZ: 35.89 % votuan deri në ora 15:00

Screenshot_2024-04-24-16-05-49-430_com.facebook.katana-edit

Shefik Bajrami shkel rëndë urdhrat e Ministrisë së Brendhsme, nxjerr nga shtabi i SPB – Tetovë policët e deleguar për të qenë pjesë të shtabit

INFO

NA NDIQ