Sa ju kushton një pushim dimëror nëpër qendrat dimërore në Maqedoni?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/02/2023

Portali i njohur ekonomiko-financiar Pari ka publikuar të dhëna se sa do të ju kushtoj të bëni një pushim dimëror nëpër qendrat dimërore dhe resortet në Maqedoninë e Veriut, por duke përfshirë kapacitete të ndryshme.

Mavrovë – Hulumtimi i informacioneve të postuara në platformat e qirasë tregoi se në Mavrovë nuk mund të gjendet strehim për dy veta nën 3000 denarë në ditë, ndërsa për një familje katër anëtarëshe nën 4.000 denarë në kapacitete më të vogla akomoduese. Akomodimi në hotel është mbi 100 euro në ditë për 2 veta, ose me një fëmijë të vogël.

Ndër hotelet e njohura, Radika është kategorizuar me 5 yje. Një natë atje për dy persona kushton nga 7.300 denarë (120 euro) deri në 16.000 denarë (235 euro) në suitën presidenciale. Çmimet përfshijnë mëngjesin. Për fëmijët deri në 6 vjeç, qëndrimi është falas, ndërsa për fëmijët më të rritur ka çmime më të ulëta. Edhe hoteli Bistra ka thuajse çmime të ngjajshme.

Në Mavrovë ka borë për ski, ndërsa mbështetje shtesë mund të japin edhe topat artificiale të borës, të cilat disponohen në këtë qendër skijimi.

Bileta për teleferik është 500 denarë. Leja gjysmëditore e skive për fëmijët nga 6 deri në 13 vjeç është 750 denarë, për ata nga 14 deri në 23 vjeç është 1000 denarë, ndërsa për skiatorë nga 24 deri në 70 vjeç është 1250 denarë. Bileta njëditore për fëmijët nga 6 deri në 13 vjeç është 1.050 denarë, për ata nga 14 deri në 23 vjeç është 1.250 denarë, ndërsa për grupin nga 24 deri në 70 vjeç është 1.500 denarë.

Qendra e skijimit ofron zbritje në kartën e skijimit për dy ose tre ditë, si dhe ekziston mundësia e lejes së skijimit sezonal, e cila, varësisht nga mosha e skiatorit, shkon nga 14.000 deri në 21.000 denarë.

Kuriozitet është leja sezonale e skijimit për pensionistët mbi 70 vjeç, nga vetëm 600 denarë.

KODRA E DIELLIT – është një nga qendrat atraktive që çdo vit ka më shumë turistë, me shumë mundësi akomodimi. Në hotelet “Slavija” dhe “Kodra e Diellit”, të cilat menaxhohen nga “Elem Tours”, akomodimi në ditë për person është 1.700 denarë, gjysmëpansioni 2.180 denarë, kurse i plotë 2.520 denarë. Fëmijët deri në 5 vjeç mund të qëndrojnë falas, dhe nga 5 deri në 12 vjeç mund të përdorin një zbritje prej 70 për qind.

Për biletat e skive janë dy tarifa për ditë, pra njëra është nga e hëna në të enjte, ndërsa çmimet e tjera janë nga e premtja në të diel. Bileta ditore për fëmijët nga 6 deri në 13 vjeç kushton 800 denarë gjatë ditës së javës dhe 950 denarë për fundjavë, ndërsa bileta gjysmëditore kushton 500 denarë deri të premten dhe 650 denarë nga e premtja deri të dielën. Për grupmoshën nga 14 deri në 62 vjeç, biletat ditore kushtojnë 1.100 dhe 1.300 denarë, ndërsa biletat gjysmëditore janë 800 dhe 1.000 denarë. Qytetarët mbi 62 vjeç në Popova Shapka mund të skijojnë gjatë ditëve të javës deri të premten për 700 denarë nëse marrin leje gjysmë ditore dhe 1000 denarë për ditore, ndërsa në fundjavë dhe të premte karta ditore për ski do t’u kushtojë 1200 denarë. dhe kalimi gjysmëditor do t’u kushtojë 900 denarë.

PELISTERI – Pranë Manastirit ka pista skijimi në dy male – Pelister dhe Mali i Babës (Baba Planina). Ato varen nga moti dhe nuk kanë sisteme artificiale të borës.

Në Pelister, hoteli më i famshëm është Molika, i cili menaxhohet nga “Elem Tours”. Fjetja për një person është 1.430 denarë, gjysmëpansioni 1.860 denarë, kurse i plotë 2.400 denarë. Qendra e skijimit Kopanki ndodhet në Pelister, por priten lajme nëse do të mund të skijohet me reshjet e fundit. Leja e skijimit është 400 denarë për të rritur dhe 300 denarë për fëmijë. Lifti i karriges është 200 denarë.

Në malin Babë gjendet qendra e skijimit Nizhopole, e menaxhuar nga NP “Stejevo”. Një rrugë e asfaltuar me gjatësi prej 15 kilometrash të çon nga Manastiri në qendrën e skijimit Nizhopole. Siç shkruan qendra e skijimit në faqen e saj të fansave: Nuk ka borë për ski, por mjafton për slitë. E, siç informon platforma Kayak.mk, marrja e sajë me qira në qendër kushton vetëm 100 denarë për 2 orë./Pari.com.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

komedi kushtrim qerimi avni shkodra sopi

Një Stand Up Comedy e veçantë në Kumanovë (Foto)

elena petrova fatmir besimi

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

scholz sholc

Jonuzi: Pas Albin Kurtit edhe Scholz përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë!

DASH Uashington Departamenti

Nikolloski në takime në FMN – Politikat e e qëndrueshme ekonomike nxisin përshpejtimin e rritjes ekonomike

Albin Kurti Adem Demaci

Pse mungoi Albin Kurti në tubimin e VLEN-it në Berlin?

stevo pendarovski

Pendarovski: Oferta e Mickoskit për koalicion është shenjë dobësie

gashi berlin

Gashi: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

stevo pendarovski

Pendarovski: Ne nuk kemi nevojë të bëjmë një Kushtetutë të re

MEXHITI Izet

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

INFO

NA NDIQ