Sa kohë i duhet një AI për të thyer një fjalëkalim?

INA
INA

30 Maj, 2023

Në faqen e internetit të Home Security Heroes , mund të vendosni një fjalëkalim dhe të merrni një vlerësim se sa kohë do t’i duhej një AI për ta thyer atë. Megjithatë, futja e fjalëkalimeve që përdorni në të vërtetë nuk rekomandohet.

Duke përdorur inteligjencën artificiale, një grup studiuesish thyen fjalëkalime të përbëra nga katër deri në shtatë karaktere në çast ose vetëm në pak minuta, edhe kur ata kishin një kombinim numrash, shkronja të mëdha dhe të vogla dhe simbole. Studiuesit arritën në përfundimin se softueri i tyre PassGAN, i cili punon me inteligjencën artificiale, mund të thyejë 51 për qind të fjalëkalimeve të thjeshta në vetëm një minutë.

Sidoqoftë, softueri nuk ishte aq efektiv me fjalëkalime të gjata. Thyerja e një fjalëkalimi të përbërë nga 18 karaktere, që të gjitha janë numra, do të kërkonte të paktën 10 muaj. Thyerja e një fjalëkalimi me 18 karaktere me numra, shkronja të mëdha dhe të vogla dhe simbole do të kërkonte gjashtë kuintilion vjet.

Disa ekspertë të sigurisë kibernetike janë të shqetësuar, ndërsa të tjerë besojnë se gjeneruesit e sotëm të fjalëkalimeve janë të avancuar dhe se inteligjenca artificiale nuk ka asnjë shans për të thyer fjalëkalime të mira.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pika zero

‘Pika zero e historisë’/ Zbulohen statuja të reja në vendet e lashta të Gobeklitepe dhe Karahantepe

apple-iphone-15-pro-3

Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

iphone dyqan

Apple identifikon problemet që po e shkaktojnë ngrohjen e iPhonëve 15

apple-iphone-15-pro-3

A e dini cili është celulari më i shtrenjtë që Apple ka nxjerrë në treg?

whats-up

WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona

Inteligjenca artificiale AI

Si inteligjenca artificiale lëshon lajme të rreme duke ndryshuar atë që shohim rreth nesh

apple-iphone-15-pro-3

Klientët aspak të kënaqur nga iPhone 15, kjo është arsyeja

loja-counter-strike-game

Më në fund del në treg “Counter Strike 2”

moti-1

Në retë e qiellit ka .. mikroplastikë?!

INFO

NA NDIQ