Sa kushton kthimi i virgjërisë në Maqedoninë e Veriut?

0

Rreth një mijë vajza të reja nga Maqedonia e Veriut vitin e kaluar kanë kërkuar që të rikthejnë virgjërinë e tyre me anë të një rindërtimi kirurgjik të himenit, njofton in7.
Kirurgjia hymenoplastike është një trend mbarëbotëror që ka ndjekur edhe Maqedonia e Veriut kohëve të fundit. Ekziston një numër në rritje i grave qytetare të Maqedonisë së Veriut që duan të jenë virgjine apo kanë interes të martohen si virgjëresha. Nëse dikur prerjet e trupit dhe spërkatjet e qarshafave me gjak apo me ndonjë lëng të kuq kanë qenë hileja që virgjëreshat e rreme kanë tentuar të mashtrojë burrat e tyre në natën e parë të martesës, sot gratë që duan të jenë të virgjëra dhe kanë vështirësi me abstinencën seksuale, virgjërinë e kthejnë vetëm për disa qindra euro me operacion kirurgjik. Hymenoplastika në vendin tonë kryhet nga gjinekologë dhe nga kirurgë plastikë edhe atë nëpër klinikat e tyre private. Operacioni i rikuperimit të himenit llogaritet, apo i takon kirurgjisë plastike. Hymenoplastika hyn në operacionet më të lehta, që realizohet me anestezi lokale dhe zgjat nga tridhjetë deri në gjashtëdhjetë minuta. “Marrëdhënia e parë seksuale çon në plasjen e himenit në disa pjesë. Mbetjet e himenit mbeten anësh, brenda vaginës. Këto pjesë mblidhen, pastaj qepen me një fije peri të veçantë me origjinë shtazore, e cila tretet në organizëm. Me këtë procedurë formohet një himen i ri”, shpjegon për in7 një mjek nga një ordinancë gjinekologjike private. Ndërhyrja kirurgjikale për të rikthyer virgjërin kushton mes 500 dhe 700 euro. Ky trend më i theksuar është në qytetet e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, dhe natyrisht numri është i lartë edhe në Shkup. Poashtu ka edhe pacientë nga vendet fqinje të cilët vijnë në klinikat e Maqedonisë së Veriut për të bërë këtë intervenim kirurgjik. Kufiri i moshës mund të jetë i ndryshueshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me faktin nëse pacienti ka lindur fëmijë apo jo. Nëqoftë se bëhet fjalë për ndonjë person të mitur, siç tek çdo intervenim tjetër, edhe tek Hymenoplastika, i patjetërsueshëm është pëlqimi i të dy prindërve.