Sa na kushton një natë hoteli në jug? Saranda e Ksamili, 20-40% ulje të çmimeve

Picture of ina-online
ina-online

10/08/2024

Ndonëse në Shqipëri pushohet lirë për të huajt, për vendasit “bumi” turistik u bë i papërballushëm me rritjen e çmimeve të strukturave akomoduese, shezlongët e deri në baret e restorantet.

Kjo rritje u prit me injdinjatë nga pushuesit vendas, pasi çmimet nuk justifikonin shërbimin, cilësinë etj.

Por, aktualisht në pikun e sezonit, si po variojnë çmimet e strukturave akomoduese?

Scan TV ka kryer një vëzhgim në platformën Booking.com ku listohen strukturat akomoduese baret dhe restorantet. Në vëzhgimin e realizuar vihet re që çmimet kanë një tendencë ulje në Sarandë e Ksamil.

Për ta konkretizuar, në një strukturë akomoduese në Sarandë, për dy dhe tre persona aktualisht paraqitet me ulje 20%, për shembull nga 8.800 lekë dhe 11.300 lekë çmimet kanë arritur përkatësisht në 7.000 lekë dhe 9.000 lekë. Gjithashtu, edhe në apartamente të tjera ku më parë mund të paguaje 12.000 lekë për një natë, tashmë e paguan me ulje deri në 30%.

Edhe Ksamili po ndjek të njëjtën praktikë përsa i përket uljes së çmimeve. Nëse më parë në një strukturë akomoduese 30 metër katror do të paguaje rreth 15 mijë lekë, tashmë ka arritur ulje në 40% dhe e rezervon me çmimin rreth 9.000 lekë.

Por ndryshe nga Saranda e Ksamili, Himara nuk po praktikon ulje çmimesh. Nga vëzhgimi i realizuar në Booking, çmimet e listuara variojnë nga 5.000 lekë deri në 13 mijë lekë për një natë.

Por, sa i vlerësojnë turistët këto struktura akomoduese?

Në shtetet e tjera të cilët kanë në fokus turizmin, vlerësimet e turistëve i kanë të rëndësishme pasi është një reagim, i cili ndikon zinxhir në turistët e rinj. Kjo praktikë po fillon të implementohet konsiderueshëm dhe në Shqipëri. Po në të njëjtën platformë, kryesisht strukturat akomoduese kanë një vlerësim nga 8 deri në 9,8.

TË FUNDIT
3 orë
LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën
3 orë
VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!
3 orë
Fronti Europian nuk i përjashton protestat
5 orë
Ligji i “branitellave”, deputetët e VLEN-it e lëshojnë seancën
6 orë
Konjufca: Për Shqipërinë, kosovarët luftuan me dekada

ME TE LEXUARA

1 ditë
Mbi 84 mijë të punësuar në administratën e Maqedonisë do të marrin K-15 nga 11.000 denarë
9 orë
Nga shtrëngimet e duarve te shkëmbimet e nxehta, një përmbledhje e debatit Trump- Harris
1 ditë
Mexhiti nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut ka një fillim të ri, dallimi nga më parë është se ofrohen kuadro të reja, pa hipoteka, pa bagazh politik
8 orë
VLEN: Ligji për përfaqësim të drejtë do të eliminojë abuzimet partiake në administratë
1 ditë
Varheji: BE-ja synon në tetor të nisë negociatat me Shqipërinë, por ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën

IMG_7411

VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!

ali ahmeti ziadin sela fronti

Fronti Europian nuk i përjashton protestat

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

Ligji i “branitellave”, deputetët e VLEN-it e lëshojnë seancën

Glauk Konjufca

Konjufca: Për Shqipërinë, kosovarët luftuan me dekada

taravari 1

Taravari njofton: Nga e hëna ilaçet e listës pozitive në farmaci

Plenary session- Election of the President of Parliament - First ballot

Ministri italian i MPJ-së: Nëse ne si BE nuk i japim dorën Maqedonisë së Veriut, Kina dhe Rusia do ta bëjnë

donaldtrump

“Fabrikat” e lajmeve të rreme në Maqedoni punojnë tërë kohën

vlen llogo

VLEN: Ligji për përfaqësim të drejtë do të eliminojë abuzimet partiake në administratë

INFO

NA NDIQ