Sa nis të më lind shpresa se Maqedonia mund të bëhet shtet, del ndonjë deputet i ‘vetëkidnapuar

Kim Mehmeti

“Sa nis të më lind shpresa se edhe Maqedonia do mund të bëhet shtet, del ndonjë deputet i ‘vetëkidnapuar’, apo ndonjë i ngjashëm si ai, i cili për arsye strategjike euroatlantike të shtetit mezi pret të bëhet ministër, e që te unë nxisin të vjella dhe më çojnë ta drejtoj shikimin nga qielli e të them: O Allah, nëse jo ndaj nesh, atëherë ki mëshirë ndaj pafajësisë engjëllore të të miturve tanë dhe, mos na lë në duart e atyre që nuk e nxjerrin emrin tënd nga goja dhe që thirren ne çdo gjë të shenjtë kombëtare e fetare, por vetëm për ta mbuluar pafytyrësinë e vet!

Dhe vazhdoj të them: nëse Maqedonia bëhet shtet, ajo do dëshmojë se shtetbërja mbështetet mbi injorancën, papërgjegjësinë, pafytyrësinë dhe hajdutërinë, e jo mbi mençurinë,ndershmërinë dhe përgjegjësinë!” (Kim Mehmeti)