Sa shpesh duhet të bëjmë dush? – përgjigjja e dermatologes do t’ju befasojë

INA
INA

31/07/2023

Derisa shumë njerëz mund të tronditen nga ideja për të mos bërë dush çdo ditë, dushi më i rrallë mund të jetë më i mirë për lëkurën tonë.

Sipas mendimit dhe këshillës së dermatologes Mary Stevenson, në fund të fundit mund të mos kemi nevojë për një dush të përditshëm, raporton The Sun.

Stevenson pohon se shpeshtësia e dushit duhet të varet kryesisht nga një sërë faktorësh personal. Këta faktorë përfshijnë lëkurën tonë, moshën dhe nivelin e aktivitetit. Siç shpjegon ajo, shumica e njerëzve në përgjithësi duhet të bëjnë dush çdo dy deri në tre ditë, përcjellë Index.hr.

Përjashtim bëjnë vetëm ata njerëz që ushtrojnë çdo ditë në palestër ose merren me ndonjë aktivitet tjetër fizik që çon në djersitje të shtuar. Sipas ekspertes, ata duhet të bëjnë dush pas çdo seance stërvitore. Sa kohë bëjmë dush është gjithashtu e rëndësishme.

“Ne nuk duhet të bëjmë dush për një kohë shumë të gjatë sepse mund të prishë yndyrën dhe lëkurën sonë dhe kështu të çojë në lëkurë të thatë, irritime të caktuara dhe ndonjëherë edhe skuqje. Unë i këshilloj të gjithëve që një dush të mos zgjasë më shumë se tre minuta”, shpjegon Stevenson.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lodhje gjume plogeshti

Arsyet se pse flini më shumë se 8 orë

duart dridhje

Cilat janë sëmundjet autoimune?

stresi_zemra

Revolucion në kardiologji! Inteligjenca artificiale mund të parashikojë infarktet e zemrës

ko rosvera

Tabletat e njejta, në Gjermani 5 euro, në Maqedoni 15 euro

dhimbje_barku

Keni probleme me metabolizmin? Kirurgu i njohur britanez ju vjen në ndihmë

caji-600x360

Çaji më i mirë me sheqer apo pa sheqer?

hiv sida

A trajtojnë ilaçet bimore infeksionin HIV?

fatmir mexhiti

Mexhiti: Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë mbështetje për ndërtimin e një qendre të re klinike

lodhje gjume plogeshti

Lodhja juaj mund të jetë shenjë e anemisë, këto ushqime të pasura me hekur mund të ndihmojnë

INFO

NA NDIQ