Sa shqiptarë ndërruan jetë në Zvicër nga koronavirusi

0

Shifrat e personave që kanë ndërruar jetë dhe e të  infektuarëve nga KOVID-19 në Zvicër jane alarmane.  Nga fillimi i pandemisë e deri tani numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 3.464, ndërsa 285.655 është shifra totale e të infektuarëve.

Në mesin e atyre që kanë pësuar janë edhe shqiptarët, si një komunitet i madh në këtë vend.

Sipas gazetës zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” në Zvicër mbi 100 shqiptarë brenda këtij viti kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, ndërsa shifrat e të infektuarëve shkojnë mbi 3200. Kjo  është shifër jo zyrtare e nxjerrur në bazë të burimeve nga spitalet, mjekët shqiptarë, dhe burime e kontakte me familjarët e personave të ndjerë.

Sipas burimeve të redaksise së kësaj gazete, numri më i madh i atyre që kanë ndërruar jetë dhe që janë infektuar nga ky virus janë nga rajoni i Cyrihut, pasaj Gjeneva, Lozana dhe kantoni Tiçino, mjedise që kufizohen me Italinë dhe Francën, që kanë raste masive.

Mediat kanë shkruar se kjo shifër e lartë në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër është si pasojë e lëvizjeve të tyre të pakontrolluara drejt vendlindjes së tyre, Kosovë, Maqedoni e në Luginë, që janë zona të goditura nga pandemia. Por, problem janë edhe lëvizjet drejt Italisë e Francës.

“Le Canton27.ch”, nga burimet e aeroportit të Prishtinës ka mësuar se gjatë periudhës janar-tetor, rreth 300.000 mërgimtarë nga Zvicra kanë hyrë në Kosovë. /LeChanton27.ch