Sa vite burg mund të dënohet Naim Murseli? Avokati zbulon 2 skenaret që do të përdorë 33-vjeçari për t’u mbrojtur

ina-online
ina-online

05/12/2023

Mbrëmjen e 29 Nëntorit Liridona Ademaj u vra me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli.

Një ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik, duke shkaktuar edhe një zemëratë të gjerë pikërisht mbi 33-vjeçarin që tashmë ndodhet pas hekurave e do të duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë.

Por sa vite parashikohet të marrë një person që porosit vrasje sipas Kodit Penal të Kosovës?

“…Faktikisht ne nuk mund ta ndryshojmë ligjin prej një rasti. Duke pasur parasysh që Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hapur rast dhe është duke u hetuar për veprat penale më të rënda që ekzistojnë me Kodin Penal të Kosovës, vrasje të rënda në bashkëkryerje, dënimi minimal i parashikuar me Kodin Penal është 10 vite, ndërsa dënimi maksimal është me burgim të përjetshëm. Sigurisht këto tema do të shtjellohen rreth mundësisë së dënimit, çfarëdo të jetë, gjatë gjykimit, ndërsa tani më tepër për publikun është në interes, ne nuk mund ta dimë motivin për çfarë arsye ka ardhur deri te vrasja e Liridonës”, tha avokati Tomë Gashi në një intervistë për media.

Po sipas avokatit, Murseli do të tentojë të mbrojë veten sa më mirë, duke përdorur 2 skenare.

“Ai ose do ta paraqesë veten si viktimë e grabitjes, apo variantin tjetër që do të shihet gjendja e tij psikologjike, siç ka qenë dhe siç është. Sepse qëllimi i tij është të mbrojë veten sa më mirë të jetë e mundur”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

vjosa osmani ushtria fsk

Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Kurti

Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Vjosa Osmani Erdogan

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

INFO

NA NDIQ