Në orët e fundit të merkatos ka ardhur dhe transferimi i parë për Man. Junajted, me austriakun Marsel Sabitzer, i cili i ka thënë “po”, “Djajve të Kuq” dhe tashmë ndodhet në Mançester për të kërkryer vizitat mjekësore.
Një makinë ka sjellë ish “bavarezin” 28-vjeçar, në qendrën stërvitore të Man. Junajtedit, “Karrington”, ku Sabitzer pas vizitave mjekësore do të firmosë dhe kontratën me klubin e tij të ri.