Sadiku me Porsche i tmerron protestuesit zviceranë në Cyrih

0

Sekonda tmerri të shtunën në Cyrih: Një Porsche i zi Panamera qarkullon në drejtim të marshimit protestues për demo klimën. Për pak sa nuk shkaktohet një përplasje fatale me demonstruesit. Gazeta “Blick” është konfrontuar me pronarin e kësaj veture luksoze.

Demonstruesit u desh të hidhen anash në mënyrë që të mos goditen: Të shtunën, një vozitës i veturës Porsche hyri në mes të demonstruesve për protestën klimatike në Cyrih, shkruan “Blick”, përcjell Shtegu.com. Sipas dëshmitarëve okularë, vozitësi fillimisht e drejtoi Panamerën e zezë përmes turmës, në një ritëm të qetë. Pastaj ai papritmas e shpejtoi. Të paktën një person është goditur, një fëmijë trevjeçar mezi ka arritur të largohet.

Më pas, filloi zemërimi i demonstruesve kundër vozitësit të Porsche-së. Atij iu thyen pasqyra dhe dritarja e pasme. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar. Hulumtimi i gazetës “Blick” dëshmon: Panameran e zezë e ka blerë një zyrë për ndërmjetësim. Kompania drejtohet nga personi Sadik K. (40). Fqinjët e tij konfirmojnë: “Po, në shumicën e kohës ai ulet pas timonit të Porsche-s”. Ndonjëherë edhe bashkëshortja e tij e drejton veturën e tij.

Ata e përshkruajnë atë si elegant dhe gjithmonë të rezervuar: “Ai gjithmonë përshëndetet në një mënyrë miqësore, por nuk kërkon kontakt më të ngushtë”, thonë banorët e tij fqinj në Rappersëil SG.

Në pyetjen e gazetarëve zviceranë lidhur me akuzat, ai është përgjigjur shkurt: “Nuk kam kohë”, njofton Shtegu.com. Ende mbetet e paqartë nëse sipërmarrësi është konfrontuar me demonstruesit. Policia zvicerane, për momentin nuk jep informata më të hollësishme për vozitësin, pasi hetimi ende është duke u zhvilluar.
Megjithatë, zëdhënësi Christian Spaltenstein ka konfirmuar “se disa akuza kundër vozitësit të Porsche-s janë praniar për shkak të incidentit në demonstratën klimatike”. Dëshmitarët okularë raportuan ngjarjet në stacione të ndryshme policore. Deklaratat e tyre tani janë të koordinuara. Mbetet e paqartë nëse pronari Porsche-s gjithashtu ka denoncuar demonstruesit për shkak të dëmtimit të pronës./Shtegu.com