Salah, minuta të vështira në Sierra Leone

INA
INA

20/11/2023

Skena të pabesueshme u shfaqën pak para fundit të ndeshjes Sierra Leone-Egjipt për kualifikueset e Botërorit të Zonës Afrikane 2026.

Egjipti fitoi 2-0 me dy golat e Trezeguet (pas një asistimi të Mohamed Salah), por në minutën e 89-të ndeshja u ndërpre pas një hyrje në fushë të tifozëve vendas që tentuan të arrinin te lojtari i Liverpool-it.

Fillimisht u krijua ndjenja se duan ta përqafojnë, pasi egjiptiani është i dashur në të gjitha vendet afrikane.

Por siç u pa, disa nga tifozët dukej se ishin të acaruar nga disfata e ekipit të tyre, ndaj dhe siguria e stadiumit dhe shokët e skuadrës së Salah parandaluan më të keqen.

Pas disa minutash ndërprerje, ndeshja përfundoi, por Salah u largua nga fusha i shoqëruar nga ushtarë dhe policë për të shmangur çdo rrezik. /tesheshi.com/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-05-18-54-11-222_com.facebook.katana-edit

Klubi i karatesë “Bashkimi” nga Kumanova kërkon mbështetje për kampionatin evropian

Duka

“Shqipëria fiton Evropianin”, Duka “ngacmon” italianët

topi cip 2024

Risi në futbollin evropian, për çfarë do të shërbejë mikroçipi në topin e Euro 2024?

rashica muriqi

Dardanët në vazon e dytë për shortin e Ligës C në Ligën e Kombeve

kombetarja

Shqipëria në vazon e tretë për shortin e Ligës B në Ligën e Kombeve

berat-gjimshiti-djimshiti

Doli nga fusha i dëmtuar pas 18 minutave lojë, mësohet situata e Berat Gjimshitit

Premier-League-1024x659-1

Premier League “dominon” Evropën, akordi i ri i së drejtës së TV sjell miliarda euro në Britaninë e Madhe

Armando Broja

E ardhmja e Brojës në Itali? Ekipi i Serie A planifikon afrimin e sulmuesit “kuqezi” në janar

Luis Suarez

Suarez nuk pushon ja ku do vazhdoj karrierën

INFO

NA NDIQ