Salah shënon super gol dhe nuk feston në respekt të Romës

0

Mohamed Salah e ka kaluar në epërsi Liverpoolin në përballje ndaj Romës.

Liverpooli mori kontrollin e lojës në pjesën e fundit të lojës, duke krijuar disa raste me Sadio Mane, por senegalezi dështoi të shënojë.

U desh të pritej minuta e 35 që Mohamed Salah të shënojë kundër ish-skuadrës së tij.

Ai mori një top në zonë dhe me një gjuajtje perfekt shënoi në këndin e pambrojtur të Alisson.

Liverpooli po krijon shumë lojë në këto minuta dhe raste të njëpasnjëshme./Telegrafi/