Salah vendos një tjetër rekord për Liverpool

Liverpool nuk arriti më shumë se një barazim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj skuadrës së Brentford, në një triller që prodhoi plot gjashtë gola.

Në barazimin 3-3 të tyre, golat nga “Të kuqtë” u shënuan nga Diogo Jota (31′), Mohamed Salah (54′) dhe Curtis Jones (67′).

Goli i dytë i Salah ishte jubilar i tij për ekipin e Liverpool.

Egjiptiani arriti të shënoj golin e tij të 100-të në Premie Ligë për skuadrën e tij, duke u bërë vetëm lojtari i katërt i klubit që shënon 100 gola në kompeticion.

Sidoqoftë, asnjë lojtar i Liverpool nuk kishte shënuar më shpejtë 100 gola në divizion për klubin se sa që bëri Salah mbrëmë, duke realizuar 100 gola vetëm pas 151 paraqitjesh.

Në përgjithësi, Salah është lojtari i katërt më i shpejtë që arrin 100 gola në Premier Ligë, pas Alan Shearer (123), Harry Kane (138) dhe Sergio Agueros (147).