Ministri i shëndetësisë, Bekim Sali i ka reaguar kryetarit të Majtës, Dimitar Apasiev i cili reagoi për shkak të avancimit të kuadrove shqiptare në këtë ministri.
“Apasievi seriozisht duhet të kërkojë ilaç për shërimin e albanofobisë. Edhe pse kemi personel të mirë nëpër klinika, fatkeqësisht Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka zbuluar ilaç për albanofobinë.
Në ministrinë që e drejtoj unë secili avancohet sipas meritave dhe punës që e bën e jo sipas përkatësisë partiake e politike që e ka”, ka theksuar Sali.